Ivoclar Vivadent Adhese Universal v.2 User Manual
Page 37

Procedura për restaurime të drejtpërdrejta dhe të tërthorta
1. Izolimi
Duhet të siguroni një fushë të thatë operatore. Më e mira është të vendoset një
ndarëse gome (p.sh. OptraDam
®
Plus).
2. Mbrojtja e pulpës / mbrojtësi i zgavrës
Në zgavra shumë të thella, zonat afër pulpës duhet të vishen, veçmas, me një
mbrojtës me hidroksid kalciumi (p.sh. ApexCal
®
) dhe pastaj të mbulohen me cement
rezistues ndaj trysnisë (p.sh. cement qelqi jonomerik si p.sh. Vivaglass
®
Liner).
3. Kushtëzimi me xhel acidi fosforik (fakultativ)
Lidhja me smaltin mund të përmirësohet duke e ashpërsuar smaltin veçmas, ose duke
zbatuar teknikën me "ashpërsim & shpëlarje". Sipërfaqet e papërgatitura të smaltit
duhen kushtëzuar me acid fosforik (p.sh. Total Etch). Ju lutemi ndiqni Udhëzimet e
përdorimit për xhelin e acidit fosforik.
(a.) Teknika e ashpërsimit përzgjedhës të smaltit
Aplikoni xhel acidi fosforik (p.sh. Total Etch) në smalt dhe lëreni të veprojë
për 15–30 sekonda. Pastaj shpëlajeni mirë me rrymë të fortë uji për të paktën
5 sekonda dhe thajeni me ajër të ngjeshur deri sa sipërfaqet e smaltit të
ashpërsuar të marrin një pamje të bardhë si prej shkumësi.
(b.) Teknika me ashpërsim & shpëlarje
Aplikoni xhel acidi fosforik (p.sh. Total Etch) më parë në smaltin e përgatitur,
pastaj në dentinë. Ashpërsuesi duhet lënë të veprojë me smaltin për
15-30 sekonda dhe me dentinën për 10-15 sekonda. Pastaj shpëlajeni mirë me
rrymë të fortë uji për të paktën 5 sekonda dhe thajeni me ajër të ngjeshur deri sa
sipërfaqet e smaltit të ashpërsuar të marrin një pamje të bardhë si prej
shkumësi.
4. Përdorimi i VivaPen dhe i shishes
(a.) VivaPen
–
Hiqeni kapakun e VivaPen-it duke e rrotulluar derisa të ndieni rezistencë dhe
njëkohësisht tërhiqeni.
–
Montoni kanulën-furçë VivaPen. Kanula mund të rrotullohet deri në 270° për të
marrë pozicionin e dëshiruar.
Vini re: nëse e rrotulloni kanulën përtej pikës së
rezistencës, ajo do të shkëputet!
–
Për arsye higjienike, përdorni gjithnjë një këllëf mbrojtës VivaPen dhe futeni aty
penën me kanulë derisa kanula të shpojë përmes këllëfit.
–
Përdorni kanulë dhe këllëf të ri me çdo pacient.
–
Aktivizojeni 2-3 herë mekanizmin klikues derisa maja e kanulës të mbulohet
mirë me Adhese Universal. Do të dalloni që materiali e ka lagur majën e kanulës,
nga ngjyra e verdhë e Adhese Universal.
–
Po të përdoret disa herë me të njëjtin pacient, kanula e lagur duhet mbrojtur nga drita.
–
Hiqeni këllëfin mbrojtës dhe kanulën pasi të përdorni VivaPen-in. Hiqeni kanulën
duke e rrotulluar derisa të ndieni rezistencë dhe njëkohësisht tërhiqeni.
–
Mbylleni VivaPen-in me kapakun origjinal.
(b.) Shishja
–
Hidhni sasinë e nevojshme të Adhese Universal në një kupore dhe aplikojeni me
anë të një aplikatori njëpërdorimësh (p.sh. Vivadent
®
Applicator Brush). Mbrojeni
adezivin nga drita (p.sh. VivaPad
®
).
–
Mbylleni me kujdes shishen menjëherë pas çdo përdorimi.
–
Përdorni një aplikator të ri njëpërdorimësh për çdo aplikim.
5. Aplikimi i adezivit
–
Duke filluar nga smalti, mbuloni mirë të gjitha sipërfaqet e dhëmbit që do të
trajtohet me Adhese Universal.
–
Fërkojeni sipërfaqen e dhëmbit me adeziv për të paktën 20 sekonda. Mos e
shkurtoni këtë kohëzgjatje. Po të mos fërkohet dhëmbi me adeziv, adezivi nuk do
të veprojë mirë.
–
Shtrijeni Adhese Universal me ajër të ngjeshur pa vaj dhe lagështi, derisa të
përftohet një shtresë e hollë e ndritshme dhe e palëvizshme.
–
Fotopolimerizojeni Adhese Universal për 10 sekonda, duke përdorur dritë me
intensitet ≥ 500 mW/cm
2
(p.sh. Bluephase
®
Style).
–
Për pjesën tjetër të procedurës, ndiqni Udhëzimet e përdorimit për materiale
restauruese dhe cementuese.
6. Riparimi intra-oral i restaurimeve kompozite të frakturuara
me materiale të fotopolimerizueshme
–
Ashpërsojeni sipërfaqen restauruese që do të riparohet me një frezë lëmuese
prej diamanti, pastrojeni me rrymë uji dhe thajeni me ajër të ngjeshur pa vaj dhe
lagështi.
–
Etapat pasuese të punës janë të njëjta si në rastin e aplikimit për restaurime të
drejtpërdrejta / të tërthorta me Adhese Universal.
Shënime
–
Kur e përdorni VivaPen për herë të parë, do t'ju duhen më shumë se 2-3 klikime
për ta veshur kanulën me adeziv, për shkak të formës së saj. Kjo nuk ndikon në
materialin e përmbajtur në VivaPen ose në funksionimin e pajisjes.
–
Mos e zhytni VivaPen-in në tretësira dezinfektuese, as mos e futni në autoklavë.
–
Ndotjet në VivaPen ose në shishe mund të mënjanohen, p.sh. duke fshirë me
alkool ose dezinfektues të tjerë jo-oksidues.
–
Për arsye higjienike, gjithnjë duhet të përdorni këllëfin mbrojtës të VivaPen-it.
–
Kanula të ndryshme nga ato që ju janë dhënë me VivaPen-in nuk pajtohen me
VivaPen-in dhe nuk duhen përdorur.
–
Treguesi i nivelit të mbushjes tregon sasinë e materialit që ka mbetur në VivaPen.
Kur treguesi i bardhë nuk duket më në dritaren e tejdukshme, VivaPen-i është
bosh.
–
Mos e përdorni shishen duke e futur drejtpërdrejt në gojën e pacientit. Për arsye
higjienike, përdorni një vegël aplikuese të përshtatshme (p.sh. VivaPad
®
).
–
Adhese Universal nuk duhet kombinuar me AdheSE DC Activator.
–
Mos e përdorni Adhese Universal si shtrat për materiale restauruese qeramike.
Përdorni një shtrat të përshtatshëm për qeramikë (p.sh. Monobond Plus).
–
Sipërfaqet e papërgatitura të smaltit duhen kushtëzuar me acid fosforik (p.sh.
Total Etch).
Paralajmërim
–
Adhese Universal është irritues. Shmangni kontaktin me lëkurën, membranat
mukoze dhe sytë.
–
Në rast kontakti me lëkurën, lani menjëherë me sapun dhe sasi të bollshme uji.
–
Në qoftë se materiali bie aksidentalisht në kontakt me sytë, shpëlajini menjëherë
me sasi të bollshme uji dhe këshillohuni me një mjek / oftalmolog.
–
Në raste të rralla, kontakti me lëkurën mund të shkaktojë mbindjeshmëri ndaj
përbërësve.
–
Dorashkat sanitare në treg nuk ofrojnë mbrojtje ndaj efekteve mbindjeshmuese
të metakrilatit.
Shënime mbi acidin fosforik
Xheli i acidit fosforik është ashpërsues. Shmangni kontaktin me lëkurën, membranat
mukoze dhe sytë (këshillohen syze mbrojtëse si për pacientët ashtu edhe për
personelin klinik). Në qoftë se materiali bie aksidentalisht në kontakt me sytë,
shpëlajini menjëherë me sasi të bollshme uji dhe këshillohuni me një mjek /
Ò-
Ë
‡
.
‡,
Ò
„.
̇
t
m.
a
t
Adhese Universal_GI Red_WW_663701_REV1 02.08.13 11:18 Seite 37
Gedruckt am : 5.08.13 13:57:06
Seite : 38 von 49