beautypg.com

Shqip – Ivoclar Vivadent OptraGate ExtraSoft Version v.5 User Manual

Page 36

background image

Në q

të la

prob

në v

zgjid

E ve

qass

gojë

qasj

kur k

7.

Shë

Mos

Vetë

Ky ma

me rre

mosre

produ

Udhëz

Des
Optr

acce

Aces

tului

teaz

flexi

men

Regu

Vers

zone

Com
Elast

Optr

Indi
Indic

spec

fesio

laræ,

Con
Utili

– î

Des

Mat

inele

buca

rul c

aces

resta

Përshkrimi
OptraGate

®

ExtraSoft është një mjet ndihmës për përdorim klinik, i cili lejon

qasjen me lehtësi te fusha e punës.
Siguron tërheqje të buzëve dhe faqeve gjatë trajtimit dentar, i ofron dentistit
pamje dhe qasje më të mirë në gojë dhe lehtëson kontrollin e lagështisë në
zgavrën e gojës. Falë përkulshmërisë dhe elasticitetit në tri përmasa, pajisja
garanton rehati të pacientit dhe ndihmon për ta mbajtur gojën e pacientit të
hapur. OptraGate disponohet në masat Regular (e rregullt) dhe Small (e
vogël), si dhe Junior për fëmijë të moshave 5 deri në 10 vjeç. Versioni i
modifikuar “ExtraSoft Version” ofron pozicionim më të ngjeshur dhe shumë
të kollajshëm në zonën e frenulumit të buzës së sipërme dhe të poshtme,
duke minimizuar trysninë brenda gojës.

Përbërja
Elastomer termoplastik (SEBS) dhe polipropilen.
OptraGate ExtraSoft nuk përmban lateks.

Indikimi
E përshtatshme për t'u përdorur në procedurat dentare diagnostike,
parandaluese dhe terapeutike (në veçanti, në procedurat restauruese,
përgatitjen e zgavrës, pastrimin profesional të dhëmbëve, procedurat
diagnostike, terapinë periodontale, zbardhjen e dhëmbëve, marrjen e masës).

Kundërindikimet
Përdorimi i OptraGate ExtraSoft kundërindikohet
– në procedurat e kirurgjisë së gojës dhe ato implantologjike;
– në qoftë se dihet që pacienti është alergjik ndaj ndonjërit prej përbërësve

të OptraGate ExtraSoft.

Përshkrimi i procedurës
Materiali elastik i OptraGate ExtraSoft tendoset me anë të dy unazave. Unaza
më e trashë e pajisjes vendoset në zonën e palës gingivo-bukale, ndërsa
unaza më e hollë, që përmban dy gjuhëza, mbetet jashtë gojës. Kësisoj,
komponenti elastik midis dy unazave i mbështjell buzët e pacientit dhe ofron
tërheqje për shkak të forcës elastike të unazave (shihni Figurën 1).

Fig 1: OptraGate ExtraSoft në pozicion, me gjuhëzat e kthyera nga poshtë. Ajo
nuk ndikon në mbylljen e dhëmbëve të pacientit.

1. Përzgjidhni një OptraGate ExtraSoft të madhësisë së duhur. Masa (R për e

rregullt, S për e vogël ose J për Junior) është e printuar në paketë, si dhe në
gjuhëzën e majtë të OptraGate ExtraSoft. Për të siguruar funksionim optimal,
rekomandojmë që të përdorni masën më të madhe që mund të futet në gojën e
pacientit.

2. OptraGate ExtraSoft mund të futet ose nga pozicioni i orës 12 me pacientin të

shtrirë, ose nga pozicioni i orës 8 me pacientin të ulur drejt (ose, i orës 4, në
qoftë se mjeku është mëngjarash).

3. Për ta bërë më të lehtë vendosjen, operatori duhet të sigurohet që gjuhëzat të

jenë të drejtuara nga poshtë dhe pastaj ta kapë unazën më të trashë, brenda-
gojore, duke i futur gishtat nëpërmjet unazës më të hollë, jashtë-gojore. Unaza e
brendshme duhet të mbahet midis gishtit të madh dhe gishtit të mesit dhe të
shtypet lehtë nga jashtë brenda (shihni Figurën 2).

Fig 2: Mbajtja e duhur e unazës brenda-gojore me gishtin e madh dhe gishtin e
mesit. Unaza brenda-gojore do të ngjeshet pak gjatë këtij procesi.

4. Pastaj unaza brenda-gojore, e ngjeshur lehtë, futet në korridorin gojor

nga njëra anë, në mënyrë që komponenti elastik të mbështillet rreth
këndit të gojës, ndërsa unaza e jashtme të mbetet ende jashtë gojës
(shihni Figurën 3).

Fig 3: Unaza më e trashë, brenda-gojore, vendoset midis dhëmbëve dhe këndit të gojës.

5. Sapo OptraGate ExtraSoft të zërë vend mirë në njërën anë, futni anën

tjetër në të njëjtën mënyrë, duke e përkulur atë lehtë (shihni Figurën 4).

Fig 4: Unaza brenda-gojore vendoset midis dy këndeve të gojës.

6. Në vijim, unaza brenda-gojore vendoset prapa buzës së poshtme dhe të

sipërme dhe kështu OptraGate ExtraSoft merr pozicionin e vet të
qëndrueshëm, përfundimtar (shihni Figurën 5). Unaza brenda-gojore
mund të futet më me lehtësi, në qoftë se pacienti e mban gojën të
relaksuar.

Shqip

OptraGate XtraSoft_GI_WW_590874_REV5 20.01.14 14:10 Seite 36