Zgjidhja e problemeve, Sensori i kursimit dhe ndriçimi i ekranit – Samsung UE85S9ST User Manual
Page 263

Shqip - 23
Shqip
Zgjidhja e problemeve
Nëse keni ndonjë pyetje lidhur me televizorin, drejtojuni më parë kësaj liste. Nëse asnjë nga
këto këshilla nuk zgjidh punë, vizitoni “www.samsung.com” dhe klikoni te Mbështetje, ose
kontaktoni numrin e qendrës telefonike që ndodhet në kopertinën e këtij manuali.
Probleme
Zgjidhjet dhe shpjegimet
Televizori nuk ndizet.
• Sigurohuni që kordoni elektrik është futur siç duhet në prizë dhe në televizor.
• Sigurohuni që priza elektrike në mur funksionon.
• Provoni të shtypni butonin
P
në televizor për t'u siguruar që problemi nuk
vjen nga telekomanda. Nëse televizori ndizet, drejtojuni “Telekomanda nuk
punon” poshtë.
Nuk ka figurë/video.
• Kontrolloni lidhjet e kabllove. Hiqni dhe rilidhni të gjithë kabllot e lidhura me
televizorin dhe me pajisjet e jashtme.
• Vendosini daljet e videove të pajisjeve të jashtme (kuti kabllori/satelitori, DVD,
Blu-ray etj.) për të përputhur lidhjet me hyrjen e televizorit. Për shembull,
nëse një dalje e pajisjes së jashtme është HDMI, duhet të lidhet me një hyrje
HDMI në televizor.
• Sigurohuni që pajisjet e lidhura të jenë të ndezura.
• Sigurohuni të zgjidhni burimin e duhur të hyrjes.
• Rindizeni pajisjen e lidhur duke e hequr nga priza dhe më pas duke rilidhur
kabllon e rrymës së pajisjes.
Telekomanda nuk punon.
• Ndërroni bateritë e telekomandës. Sigurohuni që bateritë janë vendosur me
polet (+/–) në pozicionet e duhur.
• Pastroni dritaren e transmetimit të sensorit në telekomandë.
• Përpiquni ta drejtoni telekomandën nga televizori në largësi 150-180 cm.
Telekomanda e marrësit/
dekoduesit nuk ndez apo
fik televizorin dhe nuk
rregullon volumin.
• Programoni telekomandën e kabllorit/marrësit që të komandojë televizorin.
Drejtojuni manualit të marrësit/dekoduesit për kodin e televizorit SAMSUNG.
✎
Ky panel TFT LED përdor një panel që përbëhet nga pikëza të vogla që kërkojnë
teknologji të sofistikuar për t'u prodhuar. Megjithatë, mund të ketë disa pikëza
me shkëlqim ose të errëta në ekran. Këto pikëza nuk do të kenë asnjë ndikim në
funksionimin e produktit.
✎
Për ta mbajtur televizorin në kushte optimale, përditësojeni me firmuerin më të fundit në
faqen e internetit së Samsung-ut me USB (Samsung.com > Mbështetja > Shkarkime).
✎
Disa nga figurat dhe funksionet e mësipërme disponohen vetëm në modele të
caktuara.
Sensori i kursimit dhe ndriçimi i ekranit
Sensori i kursimit mat dritën në dhomën tuaj dhe optimizon automatikisht ndriçimin e
televizorit për të reduktuar konsumin e energjisë. Kjo shkakton ndriçimin ose errësimin
automatik të televizorit. Nëse dëshironi ta çaktivizoni funksionin, shkoni te menyja e
ekranit > Sistemi > Zgjidhja eko > Sensori eko
Mos e bllokoni sensorin me asnjë material. Kjo mund të ulë ndriçimin e figurës.
1. Sensori eko: Kjo veçori që kursen energji, rregullon automatikisht ndriçimin e
ekranit të televizorit sipas intensitetit të dritës së ambientit që diktohet nga sensori i
dritës.
2. Për ta aktivizuar ose çaktivizuar Sensori eko, shkoni te menyja e ekranit > Sistemi
> Zgjidhja eko > Sensori eko dhe zgjidhni Ndez ose Fik..
3. Masat paraprake: Nëse ekrani duket shumë i errët kur shikoni televizor në mjedis të
errët, kjo mund të shkaktohet nga Sensori eko.
[UHDS9-XH]BN68-05272F-02L16.indb 23
2013-10-31 2:27:56