Historiku, Kërkimi, Rregullimi i bllokut të prekjes – Samsung UE85S9ST User Manual
Page 248: Përdorimi i telekomandës virtuale

Shqip - 8
Historiku
Shtypni butonin
RECOMM. / SEARCH
dhe zgjidhni Historia nga lista e shfaqur në
pjesën e poshtme të ekranit. Kjo shfaq listën interaktive të kanaleve, materialeve media
dhe aplikacioneve të hapura së fundmi.
✎
Butoni
RECOMM. / SEARCH
mund të funksionojë si riekzekutues i Historia në
varësi të shtetit apo rajonit.
Fshirja e të dhënave të historikut
Mund të fshini informacionin e historikut rreth kanaleve, materialeve dhe aplikacioneve
të hapura së fundmi.
Kërkimi
Shtypni butonin
RECOMM. / SEARCH
në Smart Touch Control. Lista shfaqet në
fund të ekranit. Shtypni sërish butonin
RECOMM. / SEARCH
. Në ekran do të shfaqet
blloku i tasteve. Jepni kriterin e kërkimit për të kërkuar jo vetëm shumë aplikacione
dhe materialet e tyre në televizor, por edhe në internet. Ky buton ndërron midis
Rekomanduar dhe Kërkimi.
Rregullimi i bllokut të prekjes
Përdoruesit mund të rregullojnë ndjeshmërinë e bllokut të prekjes së Smart Touch
Control. Caktoni Ndjeshmëria e prekjes për të rregulluar ndjeshmërinë dhe për ta bërë
më praktik për t'u përdorur.
Përdorimi i telekomandës virtuale
Shtypni butonin
MORE
për të shfaqur panelin e telekomandës virtuale në ekran. Paneli
i telekomandës virtuale përbëhet nga një panel numerik, një panel luajtjeje dhe një panel
hapjeje të shpejtë. Përdorni bllokun e prekjes për të zgjedhur numra dhe butona.
✎
Paneli i telekomandës virtuale të shfaqur në ekranin e televizorit mund të ndryshojë
në varësi të shtetit.
Ndryshimi i panelit të telekomandës virtuale
Zgjidhni panelin numerik, panelin e luajtjes ose panelin e hapjes së shpejtë si panelin që
do të shfaqet në ekran.
Përdorni bllokun e prekjes për të vazhduar lëvizjen e fokusit majtas ose djathtas. Paneli
ndryshon kur fokusi lëviz përtej skajit më të majtë ose më të djathtë.
✎
Për të ndryshuar panelin me lehtësi përdorni funksionin e lëvizjes majtas/djathtas
në bllokun e prekjes.
Përdorimi i panelit numerik
Përdorni panelin numerik për të futur numra në ekranin e tastierës ose në faqe
interneti ose për të ndryshuar kanalin ndërkohë që shikoni televizor. Ndryshimi i
kanalit me bllokun numerik lë një shënim, duke mundësuar kthim të lehtë në kanalet e
mëparshme.
Përdorimi i panelit të luajtjes
Përdorni panelin e luajtjes për të ndaluar, për t'u kthyer, për të ecur shpejt përpara, për
të kapërcyer në skedarin tjetër dhe për shumë të tjera ndërkohë që përdorni materiale
media.
Përdorimi i panelit të hapjes së shpejtë
Përdorni shpejt butonat
INFO
,
MENU
dhe e-Manual. Megjithatë, disponueshmëria e
butonave ndryshon në varësi të modalitetit të përdorimit të njësisë Smart Touch Control
(vetëm me televizorin, si telekomandë universale etj.).
[UHDS9-XH]BN68-05272F-02L16.indb 8
2013-10-31 2:27:49