Kalimi midis burimeve të videos – Samsung UE85S9ST User Manual
Page 255

Shqip - 15
Shqip
Shtypni butonin
SOURCE
për të ndërruar midis pajisjeve të lidhura me televizorin.
Për shembull, për të kaluar te një konsolë lojërash të lidhur në folenë e dytë HDMI,
shtypni butonin
SOURCE
. Nga lista Burimi zgjidhni HDMI2. Emrat e folesë mund të
ndryshojnë në varësi të produktit. Zgjidhni butonin Veglat
në këndin e sipërm djathtas
të ekranit për të përdorur funksionet e mëposhtme.
•
Anynet+ (HDMI-CEC)
Shfaqet lista që tregon elementet e përputhshme me Anynet+ të pajisjeve
të jashtme të lidhura me televizorin.
✎
Ky funksion është i vetmi funksion Anynet+ (HDMI-CEC) caktuar në Ndez .
•
Shto Emrin
Pajisjet e lidhura me televizorin mund t'i riemërtoni për të identifikuar më
lehtë burimet e jashtme.
Për shembull, një kompjuter të lidhur në folenë HDMI (DVI) të televizorit
nëpërmjet një kablloje HDMI, mund ta ndryshoni Shto Emrin në PC.
Për shembull, një kompjuter të lidhur në folenë HDMI (DVI) të televizorit
nëpërmjet një kablloje HDMI-DVI, ju mund ta ndryshoni Shto Emrin në DVI
PC.
Për shembull, një pajisje AV të lidhur në folenë HDMI (DVI) të televizorit
nëpërmjet një kablloje HDMI-DVI, ju mund ta ndryshoni Shto Emrin në
Pajisjet DVI.
•
Informacion
Shikoni informacione të detajuara për pajisjet e lidhura.
•
Hiq USB-në
Hiqni pajisjen USB nga lista në mënyrë të sigurt. Ky funksion disponohet
vetëm kur zgjidhet pajisje USB.
Konfig. telekom. univers.
Në mënyrë që të shtoni pajisje të jashtme për komandim me anë të Smart Touch
Control, shtypni butonin
SOURCE
dhe zgjidhni Konfig. telekom. univers. në pjesën e
sipërme djathtas të ekranit.
Me anë të telekomandës universale, përdoruesit mund të kontrollojnë pajisjet e jashtme
të lidhura me televizorin, si p.sh. marrësin, lexuesin Blu-ray dhe marrësin AV.
Kalimi midis burimeve të videos
[UHDS9-XH]BN68-05272F-02L16.indb 15
2013-10-31 2:27:52