Veçoritë e televizorit tuaj të ri – Samsung UE85S9ST User Manual
Page 243
Shqip - 3
Shqip
•
3D:Kjo veçori e re mundëson shikimin e përmbajtjeve 3D.
•
SMART HUB:
Ky televizor vjen me Smart Hub, një qendër shumëshërbimëshe argëtimi
e familjare. Me anë të Smart Hub, shikuesit mund të lundrojnë në internet,
të shkarkojnë aplikacione dhe të qëndrojnë në kontakt me familjen e miqtë
nëpërmjet shërbimeve të rrjeteve sociale. Për më tepër, mund të shijoni
skedarë fotosh, videosh dhe muzike të ruajtur në pajisjet e jashtme të
ruajtjes.
Shtypni butonin
™
për të aktivizuar Smart Hub. Zgjidhni një shërbim me
anë të ikonave të shfaqura në pjesën e sipërme të ekranit.
Sociale: Shikoni videot më të fundit në YouTube dhe videopublikimet
tuaja dhe të miqve në Facebook dhe Twitter. Gjithashtu mund të kryeni
videotelefonata me miqtë me anë të kamerës së televizorit.
Aplikacione: Shkarkoni dhe instaloni aplikacione si p.sh. shfletues.
Në televizor: Kontrolloni listën e programeve që janë në transmetim ajror
dhe të planifikuara për transmetim ajror. (Në varësi të shtetit)
Filma dhe spektakle televizive: Blini dhe shikoni filma dhe seri televizive
pa pajisje tjetër të jashtme. (Në varësi të shtetit)
Foto, video dhe muzikë: Luani skedarë foto, video dhe muzikë nga pajisje
të jashtme ruajtëse.
•
Anynet+ (HDMI-CEC): Mundëson kontrollin me telekomandën e televizorit të të
gjitha pajisjeve Samsung të lidhura që mbështesin Anynet+.
•
e-Manual: Ofron manual të detajuar përdorimi, të integruar në televizor, i cili mund
të shihet në ekran. (faqe 17)
•
Ndërveprimi SMART: Me anë të këtij funksioni mund të përdorni dhe të kontrolloni
opsionet dhe funksionet e menysë me anë të lëvizjeve.
•
Menaxher pajis.: Përdorni veçoritë e televizorit me tastierë dhe maus me USB ose
Bluetooth.
•
MHL & Pasqyrimi i ekranit: Shfaq ekranet e pajisjeve celulare në televizor me anë
të lidhjes me kabllo ose me valë.
Eliminimi i këtij produkti në mënyrën e duhur (hedhja e pajisjeve elektrike dhe
elektronike)
(Zbatohet në shtete me sisteme të ndara grumbullimi)
Kjo shenjë në produkt, pajisjet ndihmëse ose literatura tregojnë se produkti dhe pajisjet e tij
ndihmëse elektronike (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB) pasi e kanë mbaruar funksionin
e tyre, nuk duhen hedhur bashkë me mbeturinat e tjera të shtëpisë. Për të parandaluar
dëmet e mundshme ndaj mjedisit ose shëndetit njerëzor nga hedhja e pakontrolluar e
mbeturinave, ndajini këto pajisje nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini në mënyrë të
përgjegjshme për të nxitur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.
Përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë me shitësin e pakicës ku kanë blerë produktin
ose autoritetin vendor për hollësi se ku dhe si mund t'i dërgojnë këto pajisje për riciklim të
sigurt mjedisor.
Përdoruesit e kompanive duhet të kontaktojnë furnitorin e tyre dhe të kontrollojnë kushtet
dhe afatet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe pajisjet e tjera ndihmëse nuk duhet të
përzihen me mbeturina të tjera tregtare për eliminim.
Eliminimi në mënyrën e duhur i baterive të produktit
(Zbatohet në shtete me sisteme të ndara grumbullimi)
Ky shënim mbi bateri, mbi manual ose mbi ambalazh tregon që bateritë në këtë produkt,
pasi kanë mbaruar funksionin e tyre, nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturinat e tjera të
shtëpisë. Aty ku shënohen, simbolet kimike Hg, Cd ose Pb tregojnë se bateria përmban
merkur, kadmium ose plumb mbi nivelet e referuara në Direktivën e KE-së 2006/66. Nëse
bateritë nuk eliminohen siç duhet, këto substanca mund të dëmtojnë shëndetin e njeriut ose
ambientin.
Për të mbrojtur burimet natyrore dhe për të nxitur ripërdorimin e materialeve, ndajini bateritë
nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini nëpërmjet sistemit vendas dhe falas të kthimit
të baterive.
Shifrat dhe ilustrimet në këtë manual përdorimi jepen vetëm për referencë dhe mund të ndryshojnë nga pamja e produktit aktual. Modeli i produktit dhe specifikimet mund të
ndryshohen pa njoftuar.
Gjuhët e Federatës së Shteteve të Pavarura (CIS) (rusisht, ukrainisht, kazakisht) nuk disponohen për këtë produkt sepse ai është prodhuar për klientët në rajonin e BE-së.
Veçoritë e televizorit tuaj të ri
[UHDS9-XH]BN68-05272F-02L16.indb 3
2013-10-31 2:27:47