beautypg.com

Lidhja e televizorit me one connect, Futja e kamerës, Rregullimi i këndit të kamerës – Samsung UE85S9ST User Manual

Page 253

background image

Shqip - 13

Shqip

Futja e kamerës

Nëse nuk e përdorni kamerën, mbajeni të futur në televizor. Funksionet Kontrolli me
lëvizje dhe Njohja e fytyrës nuk mund të përdoren ndërkohë që kamera e televizorit
është e futur, por Njohja e zërit do të jetë i disponueshëm.
Shtypni në një cep të kamerës derisa të dëgjoni tingullin e puthitjes dhe lëshojeni.

Rregullimi i këndit të kamerës

Tërhiqeni kamerën e televizorit, mbajeni nga anët me anë të dy gishtave dhe lëvizeni
lart ose poshtë për t'i rregulluar këndin. Pasi të jetë ulur disi këndi i kamerës, do të
dëgjoni tingullin e puthitjes. Për ta kthyer këndin e kamerës në pozicionin fillestar, mbani
cilëndo anë të kamerës dhe lëvizeni pak për lart. Pasi këndi i kamerës të jetë kthyer në
pozicionin fillestar do të dëgjoni tingullin e puthitjes.

Lidhja e televizorit me One Connect

One Connect duhet të jetë lidhur me televizorin nëpërmjet kabllos One Connect
përpara se të lidhen pajisjet e jashtme. One Connect ka dy skaje të ndryshme - Lidheni
televizorin me One Connect sipas skicës.

One Connect

Televizori

[ Fishat në të dy anët e kabllos së One Connect kanë formë

të ndryshme nga njëra-tjetra. Gjatë lidhjes së kabllos One
Connect me televizorin, sigurohuni që në televizor të futet fisha
e duhur. Përndryshe, produkti mund të pësojë defekt.

[UHDS9-XH]BN68-05272F-02L16.indb 13

2013-10-31 2:27:52