Përdorimi i bllokut të prekjes, Ndryshimi i kanaleve me anë të numrave, Tregoni gjendjen dhe tabelën e njoftimeve – Samsung UE85S9ST User Manual
Page 247: Rekomandimet

Shqip - 7
Shqip
Përdoreni bllokun e prekjes për të kryer komanda të ndryshme. Kaloni te Tutorial
(Menyja në ekran > Sistemi > Menaxher pajis. > Cilësimet e Smart Touch Control >
Tutorial) për të parë udhëzuesin në ekran për përdorimin e Smart Touch Control.
Tërheqja
Shtypni
Tërhiqni bllokun e prekjes në drejtimin e dëshiruar.
Lëvizni fokusin ose treguesin në drejtimin e tërheqjes së
gishtit.
Shtypni në bllokun e prekjes. Kjo zgjedh elementin e
fokusuar. Gjatë shikimit të televizorit, shtypja dhe mbajtja
e bllokut të prekjes shfaq listën e kanaleve. Në disa
aplikacione, shtypja dhe mbajtja e bllokut të prekjes për
më shumë se 2 sekonda shfaq listën e funksioneve që
disponohen për aplikacionin.
Ndryshimi i kanaleve me anë të numrave
Kur shikoni televizor, prekni mbi vijën e ngritur në
anën e majtë ose të djathtë të bllokut të prekjes
për të hapur dritaren e vendosjes së numrave në
ekran. Përdorni gishtin për të vendosur numrin e
kanalit që dëshironi të shikoni. Numri i njohur shfaqet
në ekran dhe televizori kalon në kanalin përkatës.
Shikoni kapitullin e manualit elektronik, Kontrollimi i
televizorit > Blloku i prekjes.
Udhëzuesi i vendosjes së numrave
Drejtojuni skicave më poshtë kur vendosni vlera numerike. Televizori mund të
mos i njohë numrat nëse nuk ndiqni hapat siç tregohen më poshtë.
Tregoni gjendjen dhe tabelën e njoftimeve
Shtypni butonin
MORE
në Smart Touch Control dhe më pas zgjidhni STATUS në
panelin e telekomandës virtuale për të shfaqur tabelën e gjendjes dhe të njoftimeve në
krye të ekranit.
Rekomandimet
Shtypni butonin
RECOMM. / SEARCH
dhe zgjidhni Rekomanduar nga lista e shfaqur
në pjesën e poshtme të ekranit. Zgjidhni nga lista një program që po transmetohet
aktualisht për të kaluar te kanali përkatës ose një program që është planifikuar të
transmetohet në mënyrë që të konfiguroni cilësimin e Planifiko shikimin ose të
Planifiko regjistrimin. Zgjidhni një aplikacionin për t'u hapur. Nëse aplikacioni i
zgjedhur nuk është i instaluar në televizor, do të hapet Samsung Apps.
Përdorimi i bllokut të prekjes
[UHDS9-XH]BN68-05272F-02L16.indb 7
2013-10-31 2:27:49