Udhëzime të rëndësishme sigurie, Paralajmërim! udhëzime të rëndësishme sigurie – Samsung UE85S9ST User Manual
Page 242

Shqip - 2
Paralajmërim! Udhëzime të rëndësishme
sigurie
(Lexoni seksionin përkatës me shenjën që ndodhet te produkti i Samsung-ut para se të provoni
të instaloni produktin.)
KUJDES
KUJDES: PËR TË ULUR RREZIKUN E GODITJEVE
ELEKTRIKE, MOS E HIQNI KAPAKUN (OSE
PJESËN E PASME). BRENDA NUK KA PJESË TË
RIPARUESHME NGA PËRDORUESI. DREJTOJUNI
PERSONELIT TË KUALIFIKUAR PËR SHËRBIME
RIPARIMI.
RREZIK GODITJEJE ELEKTRIKE MOS E HAPNI
Ky simbol tregon që ka tension të lartë
brenda. Është e rrezikshme të prekni
pjesët e brendshme të produktit.
Ky simbol tregon se brenda produktit
ndodhet literatura e nevojshme që
lidhet me përdorimin dhe mirëmbajtjen
e tij.
• Foletë dhe hapësirat brenda kasës dhe në pjesën e pasme dhe të poshtme hapen për ajrosjen e nevojshme.
Për të garantuar funksionimin e besueshëm të kësaj pajisjeje dhe për ta mbrojtur nga mbinxehja, këto fole
dhe hapësira nuk duhet të bllokohen apo të mbulohen asnjëherë.
− Mos e mbuloni këtë pajisje në vende të izoluara, si për shembull në rafte ose dollapë të integruar, nëse nuk
kanë ajrosjen e duhur.
− Mos e vendosni asnjëherë pajisjen pranë ose mbi kalorifer, ose rezistenca ngrohëse, ose në vende ku mund të
ekspozohet ndaj rrezeve të diellit.
− Mos vendosni enë me ujë (vazo etj.) mbi pajisje, pasi mund të shkaktohet zjarr ose goditje elektrike.
• Mos e ekspozoni pajisjen ndaj shiut dhe mos e vendosni pranë ujit (pranë vaskës, legenit me ujë, lavamanit
në kuzhinë ose makinës larëse, në sipërfaqe me lagështirë ose pranë pishinës etj.). Nëse pajisja laget pa
dashje, hiqeni nga priza dhe kontaktoni menjëherë shitësin e autorizuar. Sigurohuni të hiqni kordonin elektrik
nga priza përpara se ta pastroni.
• Kjo pajisje përdor bateri. Në komunitetin ku ndodheni mund të ketë rregullore që kërkojnë t'i hidhni bateritë
sipas masave të caktuara, duke marrë parasysh faktorët mjedisorë. Kontaktoni autoritetet lokale për
informacion mbi hedhjen ose riciklimin.
• Mos i mbingarkoni prizat në mur, kordonët zgjatues ose adaptorët përtej kapacitetit të tyre, pasi kjo mund të
shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.
• Kordonët elektrikë duhet të sistemohen në mënyrë që të mos shkelen apo të kapen nga objekte që
vendosen mbi to, duke i kushtuar vëmendje sidomos pjesës së kordonit pranë prizës, ushqyesve dhe pjesës
ku dalin nga pajisja.
• Për të mbrojtur pajisjen nga rrufetë ose kur është e pambikëqyrur, apo kur nuk përdoret për një kohë të
gjatë, hiqeni nga priza dhe shkëputeni sistemin e antenës apo kabllor. Kjo do të parandalojë dëmtimin e
pajisjes nga rrufetë ose nga luhatjet e linjës elektrike.
• Para se të lidhni kordonin elektrik (AC) me prizën e ushqyesit (DC), sigurohuni që tensioni i caktuar i
ushqyesit të korrespondojë me linjën lokale të furnizimit me energji.
• Mos futni asgjë metalike te hapësirat e pajisjes. Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike.
• Për të shmangur goditjet elektrike, mos prekni asnjëherë pjesët e brendshme të pajisjes. Pajisja duhet të
hapet vetëm nga një teknik i kualifikuar.
• Sigurohuni të vendosni kordonin elektrik derisa të futet mirë. Kur të hiqni kordonin elektrik, sigurohuni ta
kapni nga spina për ta hequr nga priza. Mos e prekni kordonin elektrik me duar të lagura.
• Nëse pajisja nuk funksionon normalisht, sidomos nëse lëshon zhurmë ose aromë të pazakontë, hiqeni
menjëherë nga priza dhe kontaktoni shitësin e autorizuar ose qendrën e shërbimit.
• Sigurohuni ta hiqni spinën nga priza nëse nuk do ta përdorni televizorin ose nëse do të largoheni nga shtëpia
për kohë të gjatë (sidomos kur në shtëpi do të qëndrojnë vetëm fëmijë, të moshuar ose persona me aftësi
të kufizuara).
− Grumbullimi i pluhurit mund të shkaktojë goditje elektrike, shkarkim elektrik ose zjarr duke rezultuar në lëshim
shkëndijash dhe nxehje të kordonit elektrik ose prishje të izolantit.
• Sigurohuni të kontaktoni qendrën e autorizuar të shërbimit kur të instaloni televizorin në një vend me shumë
pluhur, me temperaturë të lartë ose të ulët, me nivel të lartë lagështie, me substanca kimike dhe në rastet kur
punon 24 orë rresht si në aeroporte, stacione treni etj.
• Moszbatimi i kësaj mund t'i shkaktojë televizorit dëmtime të rënda.
• Përdorni spina dhe priza të tokëzuara siç duhet.
− Tokëzimi i papërshtatshëm mund të shkaktojë goditje elektrike ose dëmtim të pajisjes. (Vetëm pajisje të
kategorisë I.)
• Për të shkëputur pajisjen nga priza, duhet të hiqet spina, ndaj kjo duhet të lidhet diku ku mund të arrihet
lehtë.
• Mos lejoni fëmijët të varen te produkti.
• Ruajini pjesët shtesë (bateritë, etj.) në një vend të sigurt ku nuk mund t'i gjejnë fëmijët.
• Mos e instaloni produktin në vende të paqëndrueshme, si për shembull në rafte të lëvizshme, në dysheme të
pjerrëta ose në vende ku mund të ekspozohen ndaj dridhjeve.
• Mos e rrëzoni produktin dhe mos e godisni. Nëse produkti dëmtohet, hiqeni kordonin elektrik dhe kontaktoni
qendrën e shërbimit.
• Hiqeni kordonin elektrik nga priza elektrike dhe fshijeni produktin me një rrobë të butë dhe të thatë. Mos
përdorni kimikate si dylli, benzeni, alkooli, holluesi, insekticidet, aromatizuesit, lubrifikuesit ose detergjentet.
Kjo mund të dëmtojë pamjen ose mund të fshijë shkronjat mbi produkt.
• Pajisja nuk duhet të ekspozohet ndaj pikimeve ose spërkatjeve.
• Mos i hidhni bateritë në zjarr.
• Mos krijoni qark të shkurtër, mos çmontoni ose mos mbinxehni bateritë.
• Nëse bateritë nuk vendosen siç duhet, mund të ketë rrezik shpërthimi. Zëvendësojini me bateri të llojit të
njëjtë ose ekuivalente.
• PARALAJMËRIM - PËR TË PARANDALUAR PËRHAPJEN E ZJARRIT, MBAJINI QIRINJTË OSE FLAKËT E
TJERA TË EKSPOZUARA LARG PRODUKTIT GJATË GJITHË KOHËS.
Udhëzime të rëndësishme sigurie
[UHDS9-XH]BN68-05272F-02L16.indb 2
2013-10-31 2:27:46