beautypg.com

Lidhja me rrjetin, Lidhja e rrjetit - me valë, Masat paraprake për rrjetin me valë – Samsung UE85S9ST User Manual

Page 258: Protokollet e sigurisë në rrjet

background image

Shqip - 18

Lidhja e Smart TV me rrjetin jep akses në shërbimet në internet, si Smart Hub, si dhe në
përditësimet e softuerëve.

Lidhja e rrjetit - Me valë

Lidhni televizorin me internetin me anë të një rrugëzuesi ose modemi standard.

Rrugëzuesi IP me valë ose modem i

cili ka server DHCP

Kablloja LAN (nuk jepet)

Foleja LAN në mur

Masat paraprake për rrjetin me valë

• Ky Smart TV mbështet protokollet e komunikimit IEEE 802.11a/b/g /n. Samsung-u

rekomandon përdorimin e IEEE 802.11n. Përndryshe, kur luani video përmes
lidhjeje rrjeti, videoja mund të mos luajë shtruar.

• Për të përdorur rrjetin me valë, televizori duhet të lidhet me një rrugëzues ose

modem me valë. Nëse rrugëzuesi me valë mbështet DHCP-në, televizori mund të
përdorë adresë DHCP ose statike për t'u lidhur me rrjetin me valë.

• Zgjidhni një kanal për rrugëzuesin me valë që nuk është aktualisht në përdorim.

Nëse kanali i caktuar për rrugëzuesin me valë po përdoret aktualisht nga një pajisje
tjetër, kjo rezulton në interferencë dhe/ose ndërprerje të komunikimit.

• Shumica e rrjeteve me valë kanë sistem sigurie opsional. Duhet të krijoni një kod

sigurie me anë të karaktereve dhe numrave për të aktivizuar sistemin e sigurisë të
rrjetit me valë. Më pas ky kod sigurie nevojitet për t'u lidhur me rrjetin me valë.

Protokollet e sigurisë në rrjet

Televizori mbështet vetëm protokollet e mëposhtme të sigurisë në rrjetin me valë dhe
nuk mund të lidhet me rrugëzuesit me valë të pacertifikuar:

• Regjimet e autentikimit: WEP, WPAPSK, WPA2PSK

• Llojet e enkriptimit: WEP, TKIP, AES

Nëse rrugëzuesi me valë është caktuar në regjimin Pure High-throughput (Greenfield)
802.11n dhe lloji i enkriptimit në WEP ose TKIP, Samsung Smart TV nuk do të
mbështesë lidhjen në përputhje me specifikimet e reja të certifikimit Wi-Fi.
Nëse rrugëzuesi me valë mbështet WPS-në (konfigurim i mbrojtur Wi-Fi), është e
mundur të lidheni me rrjetin nëpërmjet PBC-së (konfigurim me shtypje butoni) ose PIN-it
(numër personal identifikimi). WPS-ja i konfiguron automatikisht cilësimet e kodit SSDI
dhe WPA.

Konfigurimi i rrjetit

Lidhja me rrjetin

[UHDS9-XH]BN68-05272F-02L16.indb 18

2013-10-31 2:27:54