Lidhja me televizorin, Vendosja e baterive (aaa x 2) – Samsung UE85S9ST User Manual
Page 246

Shqip - 6
Lidhja me televizorin
Për të komanduar televizorin duke përdorur Smart Touch Control, fi llimisht duhet
ta çiftoni këtë me televizorin me anë të Bluetooth. Sidoqoftë, Smart Touch Control
disponohet vetëm për televizorët e çiftuar Samsung.
✎
Rekomandojmë ta përdorni Smart Touch Control në më pak se 6 m. Distanca e
përdorimit mund të ndryshojë në varësi të kushteve të ambientit.
1. Kur televizori është i fi kur, drejtojeni Smart Touch Control-in drejt marrësit të
telekomandës së televizorit dhe shtypni butonin e televizorit për çiftimin e parë.
Vetëm këto butona dërgojnë sinjale infrakuq. Pozicioni i marrësit të telekomandës
mund të ndryshojë në varësi të modelit.
2. Në pjesën e poshtme majtas të ekranit do të shfaqet një ikonë Bluetooth siç
tregohet më poshtë. Më pas televizori do të përpiqet të lidhet automatikisht me
Smart Touch Control.
Rilidhja e Smart Touch Control
Nëse Smart Touch Control ndalon së punuari ose nëse
punon në mënyrë problematike, zëvendësoni baterinë pasi
ka gjasë të jetë për shkak të energjisë së pamjaftueshme
nga bateria. Nëse problemi vazhdon, shtypni butonin
PAIRING
në Smart Touch Control për të rivendosur çiftimin
me televizorin. Butoni
PAIRING
nuk mund të hapet pa
hequr kapakun e baterive të Smart Touch Control. Brenda
një distance midis 1 ft deri në 30 cm deri në 4 m, drejtojeni
Smart Touch Control nga marrësi i televizorit dhe shtypni
butonin
PAIRING
. Me përfundimin e çiftimit, shfaqet imazhi i
çiftimit poshtë majtas ekranit të televizorit.
Alarmi për bateri të shkarkuar
Nëse bateria shkarkohet plotësisht dhe pulson gjatë përdorimit të
Smart Touch Control, dritarja e mëposhtme e alarmit do të pulsojë
dhe do të shfaqet në pjesën e poshtme majtas të ekranit. Nëse
shfaqet dritarja e alarmit, zëvendësoni bateritë e Smart Touch
Control. Përdorni bateri alkaline për përdorim më të gjatë.
Vendosja e baterive (AAA x 2)
1
2
3
1. Ngrijeni pak kakapun e baterisë me një kartë plastike. Më pas, tërhiqni me thua
kapësen e kapakut për ta hequr tërësisht.
✎
Kontrolloni vendndodhjen e kanalit të kapakut të baterive. Vendndodhja e
kanalit mund të ndryshojë në varësi të llojit të Smart Touch Control që ofrohet
me produktin.
2. Vendosni 2 bateritë AAA, duke u siguruar të puthitni polet pozitive dhe negative siç
duhet.
3. Vendosni kapakun e folesë së baterive drejt me pjesën e pasme të telekomandës
dhe shtyjeni për poshtë përgjatë buzëve derisa të puthitet mirë me telekomandën.
[UHDS9-XH]BN68-05272F-02L16.indb 6
2013-10-31 2:27:48