beautypg.com

Çiftimi i syzeve 3d active – Samsung UE85S9ST User Manual

Page 260

background image

Shqip - 20

Ngarkimi i baterisë

Nëse llamba e kuqe pulson çdo 2 sekonda, ngarkojeni baterinë siç tregohet më poshtë.
Llamba portokalli do të pulsojë çdo sekondë kur bateria të jetë duke u ngarkuar.
Llamba e gjelbër do të pulsojë çdo 2 sekonda kur ngarkimi të ketë përfunduar.
(Ngarkimi i plotë i baterisë së shkarkuar plotësisht zgjat rreth 30 minuta. Megjithatë,
koha e nevojshme për ta ngarkuar në kapacitet të plotë mund të ndryshojë në varësi të
nivelit të baterisë dhe të tensionit të energjisë së furnizuar.)

FOLEJA USB

PC

Libër shënimesh

Televizori SAMSUNG

Kablloja Micro-USB

Çiftimi i syzeve 3D Active

Çfarë është çiftimi? Çiftimi është një proces, i
cili i përgatit pajisjet të shkëmbejnë të dhëna në
mënyrë që gjatë funksionimit pajisjet të mund të
transmetojnë dhe të shkëmbejnë të dhëna në
mënyrë të menjëhershme.

Çiftimi: Mbajeni të shtypur butonin e çiftimit
te syzet 3D për më shumë se një 1 sekondë.
Çiftimi do të fillojë.

Mund të duhen 10-15 sekonda për të kryer
rilidhjen e syzeve. Nuk ka buton fikjeje në
këto syze.

Ndezja/fikja e syzeve 3D: Vendosni syzet 3D. Syzet do të ndizen automatikisht
dhe llamba e gjelbër do të ndizet për 3 sekonda. Hiqini syzet për t'i fikur. Disa
minuta më vonë, syzet do të fiken automatikisht dhe llamba e kuqe do të ndizet
për 3 sekonda. (Përpara se të përdorni syzet 3D, sigurohuni që në televizor të jetë
aktivizuar 3D.)

Rrezja e funksionimit

Distanca e rekomanduar e çiftimit

Distanca e rekomanduar e shikimit

50 cm

2~6 m

Distanca e rekomanduar e shikimit

2~6 m

Distanca e rekomanduar e çiftimit

50 cm ose më pak

Distanca e funksionimit varet nga pengesat (person, metal, mure etj.) ose nga valët
elektromagnetike.

Vini re se do të duhen 5 minuta që syzet 3D të fiken nëse i hiqni ato ndërkohë që
shikoni video 3D dhe nëse modaliteti 3D mbetet i aktivizuar në televizor.

Nëse syzet nuk funksionojnë menjëherë kur i vendosni ndërkohë që televizori
është në modalitetin 3D, vendosini edhe njëherë.

Ky produkt është i ringarkueshëm. Kur përpiqeni ta përdorni për herë të parë,
mund të mos funksionojë për shkak të baterisë së shkarkuar. Në këtë rast
ngarkoni baterinë.

[UHDS9-XH]BN68-05272F-02L16.indb 20

2013-10-31 2:27:55