Shikimi i videove 3d – Samsung UE85S9ST User Manual
Page 261

Shqip - 21
Shqip
Çiftimi për herë të parë
1. Shtypni butonin e ndezjes dhe prisni derisa televizori të jetë ndezur plotësisht.
2. Shtypni shpejt butonin e çiftimit në syzet 3D. Syzet 3D do të ndizen dhe do të fillojë
çiftimi.
3. Pas përfundimit me sukses të çiftimit, në ekranin e televizorit do të shfaqet mesazhi
"Syzet 3D janë të lidhura me televizorin."
4. Shikoni tani video 3D pas konfigurimit të cilësimeve të funksionit 3D në televizor.
✎
Pas çiftimit të parë, ndezja e syzeve 3D do të bëhet automatikisht me vendosjen e
tyre. Për t'i fikur, hiqini syzet.
✎
Nëse çiftimi dështon, syzet 3D do të fiken.
✎
Nëse përpjekja e parë për çiftim dështon, fikeni dhe ndizeni përsëri televizorin dhe
pastaj kaloni në hapin 2.
✎
Gjatë çiftimit llamba do të pulsojë me alternim në të gjelbër dhe të kuqe për 1
sekondë.
Si të kryhet riçiftimi: Mbajeni të shtypur butonin e çiftimit te syzet 3D për
më shumë se një 1 sekondë.
<Çiftimi nevojitet sërish në rastet e mëposhtme>
• Çiftimi nevojitet sërish pas riparimit të televizorit 3D.
• Nëse dëshironi të luani materiale 3D në një televizor tjetër Samsung 3D të serive D,
E ose F qarkulluar nga viti 2011 në 2013 duhet t'i çiftoni syzet me televizorin tjetër.
Shikimi i videove 3D
Disa modalitete 3D mund të mos disponohen në varësi të formatit të burimit të figurës.
Për të parë në 3D, duhet të mbani syze 3D Active dhe t'i keni ndezur me anë të butonit
të ndezjes.
1. Shkoni në ekranin 3D. (Figurë > 3D)
2. Zgjidhni modalitetin 3D. Shfaqet ekrani i modalitetit 3D.
3. Zgjidhni modalitetin 3D të pamjes që dëshironi të shihni.
Zgjidhja e problemeve
Nëse hasni këtë problem...
Provoni këtë zgjidhje...
Syzet 3D nuk funksionojnë.
Syzet 3D duhet të jenë pranë televizorit. Lëvizini syzet 3D brenda distancës 6
m (19,5 ft) nga televizori.
Provojeni përsëri çiftimin në mënyrë që të kontrolloni nëse ka përfunduar.
Kontrolloni cilësimet e funksionit 3D në televizor.
Hiqini syzet dhe vendosini përsëri. Syzet mund të mos ndizen nëse nuk janë
vendosur siç duhet.
Llamba vazhdon të pulsojë
Bateria është e shkarkuar. Ngarkojeni baterinë.
[UHDS9-XH]BN68-05272F-02L16.indb 21
2013-10-31 2:27:55