Konfig. telekom. univers, Konfigurimi – Samsung UE85S9ST User Manual
Page 254

Shqip - 14
Konfig. telekom. univers.
Ky televizor ka një veçori të telekomandës universale që mundëson komandimin e
dekoduesve kabllorë, lexuesve Blue-ray, kinemave në shtëpi dhe pajisjeve të tjera,
të jashtme, të palëve të treta, të lidhura me televizorin, me anë të telekomandës së
televizorit.
5 cm
Futni kabllon në folenë IR (infrakuqe) të televizorit dhe drejtojeni transmetuesin nga skaji
tjetër i kabllos drejt marrësit të telekomandës së pajisjes së jashtme. Sidoqoftë, nuk
duhet të ketë pengesa midis kabllos zgjatuese infrakuqe dhe pajisjes së jashtme. Prania
e pengesave do të interferojë me transmetimin e sinjalit të telekomandës.
Shtoni pajisjen e jashtme
1. Ndizni pajisjen e jashtme për të cilën doni të konfiguroni funksionin e telekomandës
universale dhe pastaj shtypni
SOURCE
për të shfaqur ekranin Burimi.
2. Zgjidhni Konfig. telekom. univers. nga pjesa e sipërme e ekranit. Kjo nis procesin
e konfigurimit të telekomandës universale.
3. Ndiqni udhëzimet në ekran dhe konfiguroni telekomandën universale. Nëse nuk
funksionon, konfiguroni telekomandën duke futur numrin e modelit manualisht.
KONFIGURIMI
Kur televizori aktivizohet për herë të parë, shfaqet dritarja e konfigurimit fillestar. Ndiqni
udhëzimet në ekran për të përfunduar procesin e konfigurimit fillestar, ku përfshihet
zgjedhja e gjuhës së menysë, kërkimi i kanaleve, lidhja me rrjetin e të tjera. Në çdo
hap, ose bëni një zgjedhje, ose kapërcejeni. Përdoruesit mund ta kryejnë manualisht
procesin më vonë në menynë e ekranit > Sistemi > Konfig. .
✎
Nëse lidhni pajisje në HDMI1 përpara se të nisni instalimin, Burimi i kanalit do të
ndryshojë automatikisht në Kutia konfiguruese e sipërme.
✎
Nëse nuk dëshironi të zgjidhni Kutia konfiguruese e sipërme, zgjidhni Antena.
Ndërrimi i fjalëkalimit
Menyja e ekranit > Sistemi > Ndrysho PIN
Ndryshoni fjalëkalimin e televizorit.
1. Hapni Ndrysho PIN dhe futni fjalëkalimin aktual në fushën e fjalëkalimit. Fjalëkalimi
fillestar është “0-0-0-0”.
2. Jepni një fjalëkalim të ri dhe rifuteni për ta konfirmuar. Ndryshimi i fjalëkalimit
përfundon.
✎
Nëse harroni kodin PIN, shtypni butonat në rendin vijues, çka e rivendos PIN-in në
“0-0-0-0”:
Për telekomandë standarde: Në modalitet pritjeje:
MUTE
→ 8 → 2 → 4
→
POWER
(Ndez )
Për Smart Touch Control: Kur ndizet televizori:
MUTE
→ Volumi lart →
RETURN
→ Volumi poshtë →
RETURN
→ Volumi lart →
RETURN
[UHDS9-XH]BN68-05272F-02L16.indb 14
2013-10-31 2:27:52