Samsung SM-T211 User Manual
Page 20

Shqip
19
Kur përdorni pajisjen:
Mbajeni pajisjen vertikalisht, siç do të mbanit telefonin e zakonshëm.
•
Flisni direkt në mikrofon.
•
Mos e prekni antenën e brendshme të pajisjes. Nëse veproni kështu mund
•
të shkaktohet ulje e cilësisë të telefonatave ose të bëni që pajisja të nxjerrë
nivele të padëshiruara të energjisë të frekuencave të radios (RF).
Mbroni dëgjimin dhe veshët kur përdorni kufje
Ekspozimi i tepërt ndaj tingujve të lartë mund të shkaktojë
•
dëmtime në dëgjim.
Ekspozimi ndaj tingujve të lartë gjatë drejtimit të automjetit
•
mund t'ju heqë vëmendjen dhe të bëhet shkak për aksident.
Gjithnjë ulni volumin përpara se të futni kufjet në burimin e
•
zërit dhe përdorni nivelin minimal të volumit të nevojshëm
për të dëgjuar bisedën apo muzikën.
Në ambiente të thata, në kufje mund të grumbullohet
•
elektricitet statik. Shmangni përdorimin e kufjeve në
ambiente të thata ose prekni objekte metalike për të
shkarkuar elektricitetin statik para se të lidhni kufjet me
pajisjen.
Bëni kujdes kur përdorni pajisjen gjatë ecjes apo lëvizjes
Jini gjithnjë të vetëdijshëm mbi rrethanat ku ndodheni që të shmangni
•
lëndimin tuaj ose të të tjerëve.
Sigurohuni që kablli i kufjes të mos ngatërrohet në krahët ose në objektet
•
pranë.
Mos e mbani pajisjen në xhepat e pasmë apo përreth kyçit të dorës
Mund të lëndoheni ose të dëmtoni pajisjen nëse bini.
Mos e çmontoni, mos e ndryshoni apo riparoni pajisjen tuaj
Ndryshimet apo modifikimet mbi pajisjen tuaj mund ta bëjnë të pavlefshme
•
garancinë e prodhuesit. Nëse pajisja juaj ka nevojë për shërbim, çojeni në një
Qendër Shërbimi Samsung.
Mos e çmontoni ose mos e shponi baterinë, pasi kjo mund të shkaktojë
•
shpërthim ose zjarr.