beautypg.com

Samsung SM-T211 User Manual

Page 18

background image

Shqip

17

Mos e ruani pajisjen tuaj në vende shumë të nxehta ose shumë të

ftohta. Rekomandohet ta përorni pajisjen në temperatura nga 5 °C

në 35 °C

Pajisja juaj mund të pëlcasë nëse lihet brenda një automjeti të mbyllur, pasi

temperatura e brendshme mund të arrijë deri në 80 °C.
Mos e ekspozoni pajisjen tuaj në dritën e diellit për periudha të zgjatura

kohore (mbi kroskotin e një makine, për shembull).
Ruajeni baterinë në temperatura nga 0 °C deri në 45 °C.

Mos e mbani pajisjen bashkë me objekte metalike, si për shembull

monedha, çelësa dhe varëse

Pajisja juaj mund të gërvishtet ose të keqfunksionojë.

Nëse terminalet e baterisë bien në kontakt me objekte metalike, kjo mund të

shkaktojë zjarr.

Mos e ruani pajisjen pranë fushave magnetike

Pajisja juaj mund të pësojë avari ose bateria mund të shkarkohet nëse

ekspozohet në fusha magnetike.
Kartat me shirita magnetikë, si kartat e kreditit, kartat e telefonit, librezat dhe

lejet plastike të kalimit mund të dëmtohen nga fushat magnetike.
Mos përdorni kasa transportuese ose aksesorë me mbyllje magnetike apo

mos lejoni që pajisja të bjerë në kontakt me fushat magntedike për periudha

të gjata kohe.

Mos e ruani pajisjen tuaj pranë ose në ngrohës, mikrovalë, pajisje

gatimi me nxehtësi ose enë me presion

Bateria mund të rrjedhë.

Pajisja juaj mund të mbinxehet dhe të shkaktojë zjarr.

Mos e rrëzoni pajisjen tuaj dhe as mos i shkaktoni asaj goditje

Ekrani i pajisjes tuaj mund të dëmtohet.

Nëse përthyhet apo deformohet, pajisja mund të dëmtohet dhe pjesë të saj

të pësojnë avari.

Mos përdorni pajisjen apo aplikacionet tuaja për pak kohë nëse

pajisja është e tejnxehur

Ekspozimi i stërzgjatur i lëkurës suaj tek një pajisje e tejnxehur mund të

shkaktojë simptoma djegieje në një temperaturë të ulët, siç janë pjesë të

skuqura dhe pigmentim.