Shqip, Informacione sigurie – Samsung SM-T211 User Manual
Page 14

Shqip
13
Informacione sigurie
Këto informacione sigurie përmbajnë materiale për pajisje celulare.
Disa materiale mund të mos aplikohen për pajisjen tuaj. Për të
parandaluar dëmtime ndaj vetes tuaj ose të tjerëve apo të dëmtoni
pajisjen, lexoni informacionet e sigurisë për pajisjen tuaj para se ta
përdorni.
Paralajmërim! Parandaloni goditjen elektrike, zjarrin dhe
shpërthimin
Mos përdorni kabllo elektrike ose spina dhe priza elektrike të liruara
Mos e prekni kabllin e korrentit me duar të lagura ose ta shkëputni
karikuesin duke tërhequr kabllin
Mos e përthyeni dhe mos e dëmtoni kabllon elektrike
Mos e përdorni pajisjen ndërsa po karikohet ose ta prekni atë me
duar të lagura
Mos krijoni qark të shkurtër në karikues ose pajisje
Mos e rrëzoni ose përplasni karikuesin apo pajisjen
Mos e karikoni baterinë me karikues që nuk është aprovuar nga
prodhuesi
Mos e përdorni pajisjen tuaj gjatë një stuhie
Pajisja juaj mund të funksionojë keq dhe rreziku i goditjes elektrike rritet.
Mos përdorni bateri me jone litiume (Li-Ion), të cilat janë të
dëmtuara ose me rrjedhje
Për hedhjen në mënyrë të sigurt të baterisë Li-Ion, kontaktoni me qendrën e
shërbimit të autorizuar më të afërt.
Mbajeni dhe vendoseni pajisjen dhe karikuesin me kujdes
Përdorni karikues dhe bateri të aprovuar nga Samsung të projektuar
•
posaçërisht për pajisjen tuaj. Bateritë e dhe karikuesit e papërshtatshëm
mund të shkaktojnë lëndime serioze ose dëmtime në pajisjen tuaj.