beautypg.com

Samsung SM-T211 User Manual

Page 15

background image

Shqip

14

Asnjëherë mos e vendosni baterinë ose pajisjen në një zjarr. Ndiqni të gjitha

rregullat lokale kur e hidhni baterinë ose pajisjen e përdorur.
Asnjëherë mos e vendosni baterinë ose pajisjen pranë pajisjeve të

nxehtësisë, si në furra mikrovalë, soba ose radiatorë. Pajisja mund të

shpërthejë kur mbinxehet.
Asnjëherë mos e shtypni ose shponi pajisjen. Shmangni ekspozimin e

pajisjes në presion të lartë të jashtëm, e cila mund të çojë në qark të shkurtër

të brendshëm dhe mbinxehje.

Mbrojeni pajisjen, baterinë dhe karikuesin nga dëmtimet

Mos e ekspozoni pajisjen dhe baterinë në temperatura shumë të ftohta ose

shumë të nxehta.
Temperaturat ekstreme mund të dëmtojnë pajisjen dhe të ulin kapacitetin e

karikimit dhe jetën e pajisjes dhe baterisë.
Mos lejoni që bateria të bierë në kontakt me objekte metalike, pasi kjo

mund të krijojë një lidhje me terminalet + dhe - të baterisë tuaj dhe mund të

shkaktojë dëmtim të përkohshëm ose të përhershëm të baterisë.
Mos përdorni kurrë një ngarkues ose bateri të dëmtuar.

Kujdes: Ndiqni të gjitha paralajmërimet dhe rregullat

e sigurisë kur përdorni pajisjen në zona me kufizim

përdorimi

Mos e përdorni pajisjen tuaj pranë pajisjeve të tjera elektronike

Pjesa më e madhe e pajisjeve elektronike përdorin sinjale në frekuenca radioje.

Pajisja juaj mund të ndërhyjë në funksionimin normal të pajisjeve të tjera

elektronike.

Mos e përdorni pajisjen tuaj pranë stimuluesve kardiakë

Nëse është e mundur shmangni përdorimin e pajisjes tuaj brenda një

rrezeje 15 cm pranë stimuluesve kardiakë, pasi pajisja mund të ndërhyjë në

funksionimin normal të stimuluesit.
Për të minimizuar mundësinë e interferencës me një peismeikër, përdoreni

pajisjen tuaj vetëm në anën e trupit tuaj që është në të kundërt me

peismeikërin.

Mos e përdorni pajisjen tuaj në spitale ose pranë pajisjeve

mjekësore që mund të kenë probleme të ndërhyrjes nga

radiofrekuencat

Nëse përdorni pajisje mjekësore, kontaktoni me prodhuesin e pajisjes para

se të përcaktoni nëse pajisja do të ndikohet ose jo nga frekuencat e radios të

lëshuara nga pajisja.