Samsung SM-P905 User Manual
Page 32

Shqip
31
Mos shqetësoni të tjerët kur përdorni pajisjen në publik
Lejoni vetëm personelin e kualifikuar që të kryejë shërbimin e
pajisjes suaj
Lejimi i personelit të pakualifikuar për kryerjen e shërbimit në pajisjen
tuaj mund të çojë në dëmtimin e pajisjes dhe do ta bëjë të pavlefshme
garancinë nga prodhuesi.
Mbajini me kujdes kartat SIM, kartat e memorjes ose kabllot
• Kur futni një kartë ose lidhni një kabëll me pajisjen tuaj, sigurohuni që
karta është e futur ose kablli është i lidhur në anën e duhur.
• Mos e hiqni kartën ndërkohë që pajisja është duke transferuar ose
duke marrë informacion, sepse kjo mund të çojë në humbjen e të
dhënave dhe/ose në dëmtimin e kartës ose të pajisjes.
• Mbrojini kartat nga tronditjet e forta, elektriciteti statik dhe zhurma
elektrike që buron nga pajisje të tjera.
• Mos i prekni kontaktet ngjyrë ari ose terminalet me gishta ose me
objekte metalike. Nëse bëhet pis, pastrojeni kartën me një copë të
butë.
• Vendosja e kartës ose lidhja e kabllit me forcë ose në mënyrë të
gabuar mund të shkaktojë dëmtime në xhekun multifunksional ose në
pjesë të tjera të pajisjes.
Siguroni lidhjen me shërbimet e emergjencës
Telefonatat e urgjencës nga pajisja juaj mund të mos jenë të mundura
në disa zona ose rrethana. Para se të udhëtoni në zona të largëta ose
të pazhvilluara, planifikoni një metodë alternative për të kontaktuar
personelin e shërbimit të emergjencës.
- SM-T325 GT-S7580 SM-G310HN SM-T535 GT-S7582 SM-T530 SM-T315 EK-GN120 SM-P900 GT-S5611 SM-T110 SM-G386F SM-T320 SM-T520 SM-P600 SM-T111 GT-E1200R SM-G800H SM-T531 GT-S7390 SM-N900 SM-T525 SM-P601 SM-G7102 SM-T520X GT-S6012 SM-T320X GT-S7392 SM-G350E SM-G800F GT-S5280 GT-I8580 GT-S6010 SM-T900 SM-T110X SM-C105