Samsung SM-P905 User Manual
Page 26

Shqip
25
Veproni në përputhje me të gjitha paralajmërimet dhe rregullat
e sigurisë për sa i përket përdorimit të pajisjeve celulare gjatë
drejtimit të mjetit
Gjatë drejtimit të automjetit, drejtimi i sigurt i tij është përgjegjësia
juaj e parë. Mos e përdorni kurrë pajisjen tuaj celulare gjatë drejtimit
të automjetit, nëse kjo gjë ndalohet me ligj. Për sigurinë tuaj dhe
sigurinë e të tjerëve, përdorni gjykimin tuaj dhe mbani mend këshillat
e mëposhtme:
• Njihuni me pajisjen tuaj dhe veçoritë e saj praktike, si thirrja e shpejtë
dhe rithirrja. Këto veçori ju ndihmojnë në uljen e kohës së nevojshme
për kryerjen apo marrjen e telefonatave në pajisjen tuaj celulare.
• Mbajeni pajisjen në vende ku arrihet lehtë. Sigurohuni që të hapni
pajisjen tuaj wireless pa hequr sytë nga rruga. Nëse merrni një
telefonatë në një moment të papërshtatshëm, lini që të përgjigjet
sekretaria telefonike për ju.
• Pezullojini thirrjet në kushte trafiku të rënduar apo me mot të keq.
Shiu, bubullima, bora, akulli dhe trafiku i rënduar shfaqin rrezikshmëri.
• Mos shënoni dhe mos kërkoni për numra telefonash. Shënimi i
një liste “detyrash” ose kërkimi në librin e adresave mund t’ju heqë
vëmendjen nga përgjegjësia juaj kryesore e drejtimit të sigurt të
automjetit.
• Telefononi kur duhet dhe vlerësoni trafikun. Telefononi kur nuk jeni
në lëvizje ose përpara se të futeni në trafik. Përpiquni të planifikoni
telefonatat për çastet kur vetura juaj do të jetë e ndaluar.
• Mos u angazhoni në biseda stresuese ose emocionuese që mund
t’ju heqin vëmendjen nga rruga. Tregojini personit me të cilin po
flitni që po ngitni makinën dhe të shmangni bisedat që mund t’ju
shpërqëndrojnë vëmendjen nga rruga.
- SM-T325 GT-S7580 SM-G310HN SM-T535 GT-S7582 SM-T530 SM-T315 EK-GN120 SM-P900 GT-S5611 SM-T110 SM-G386F SM-T320 SM-T520 SM-P600 SM-T111 GT-E1200R SM-G800H SM-T531 GT-S7390 SM-N900 SM-T525 SM-P601 SM-G7102 SM-T520X GT-S6012 SM-T320X GT-S7392 SM-G350E SM-G800F GT-S5280 GT-I8580 GT-S6010 SM-T900 SM-T110X SM-C105