Licencat, Udhëzimet e përdorimit – Samsung PS60F5500AW User Manual
Page 265
Shqip - 25
Shqip
Udhëzime
Licencat
Udhëzimet e përdorimit
•
Ruajtja e imazhit në ekran
Mos shfaqni figurë të palëvizshme (si p.sh. pamje nga videolojërat), duke përfshirë këtu dhe logot e vogla të
palëvizshme, për më shumë se disa minuta në panelin e ekranit plazma, pasi mund të shkaktohet mbetje e figurës
në ekran. Kjo mbetje e imazhit njihet gjithashtu si "djegie e ekranit". Për të shmangur një mbetje të tillë të imazhit,
zvogëloni shkallën e ndriçimit dhe kontrastit të ekranit kur shfaqni një imazh të palëvizshëm.
•
Nxehtësia në pjesën e sipërme të TV Plazma
Pjesa e sipërme e produktit mund të jetë e nxehtë pas një periudhe të gjatë përdorimi, pasi nxehtësia shpërndahet
nga paneli nëpërmjet vrimës së ajrimit në pjesën e sipërme të produktit. Kjo është normale dhe nuk sinjalizon ndonjë
të metë ose mosfunksionim të produktit.
Megjithatë, fëmijët nuk duhet të lejohen të prekin pjesën e sipërme të produktit.
•
Produkti bën një zhurmë "kërcitëse".
Zhurma "kërcitëse" mund të ndodhë kur produkti tkurret ose bymehet për shkak të një ndryshimi në mjedisin
rrethues, si p.sh. temperatura ose lagështira. Kjo është normale dhe jo një e metë e njësisë.
•
Të metat e elementeve
PDP përdor një panel të përbërë nga 2 360 000 pikëza (të nivelit HD) deri në 6 221 000 pikëza (të nivelit FHD), të
cilat kërkojnë një teknologji të sofistikuar për t'u prodhuar. Megjithatë, mund të ketë disa pikëza me shkëlqim ose të
errëta në ekran. Këto pikëza nuk do të kenë asnjë ndikim në funksionimin e produktit.
•
Shmangni përdorimin e televizorit në temperaturat nën 41°F (5°C)
•
Një imazh i palëvizshëm i shfaqur për një kohë të gjatë mund të shkaktojë dëmtim të përhershëm në panelin PDP.
Shikimi i televizorit plazma me format 4:3 për një periudhë të gjatë kohe mund të lërë gjurmë të kufijve
që shfaqen në të majtë, në të djathtë dhe në qendër të ekranit, të shkaktuar nga ndryshimi i nxjerrjes
së dritës në ekran. Luajtja e një pajisjeje DVD ose një konsolë lojërash mund të shkaktojë ndikime të
ngjashme në ekran. Dëmtimet e shkaktuara nga ndikimet e mësipërme nuk mbulohen nga Garancia.
•
Mbetja e figurës në ekran.
Shfaqja e imazheve të palëvizshme nga lojërat video dhe kompjuteri për më gjatë se një periudhë e caktuar
kohe mund të prodhojë mbetje të pjesshme të imazhit. Për të parandaluar këtë efekt, zvogëloni "shkëlqimin" dhe
"kontrastin" kur shfaqni figurat e palëvizshme për një kohë të gjatë.
•
Garancia
Garancia nuk mbulon asnjë dëmtim të shkaktuar nga mbetja e imazhit. Djegia e ekranit nuk është e mbuluar nga
garancia.
•
Kujdes
Ekrani prej xhami i televizorit PDP mund të thyhet nëse ky ju bie aksidentalisht. Manovrojeni televizorin
me kujdes. Gjatë lëvizjes së televizorit, si masë paraprake sigurie kërkoni ndihmën e dy ose e më
tepër personave për ta mbajtur. Mos e shtrini televizorin rrafsh nga pjesa e parme apo e pasme.
Ky televizor plazma Samsung është i cilësisë së lartë dhe i paketuar me kujdes për të mbrojtur integritetin e panelit
prej xhami dhe të pjesëve të tij përbërëse gjatë transportit. Megjithatë, ai mbetet një aparaturë delikate që ka nevojë
për manovrim të kujdesshëm. Mos ushtroni trysni të panevojshme mbi pjesët e paketimit gjatë transportit apo gjatë
shpaketimit të televizorit. Bëni kujdes gjatë instalimit të televizorit. Mos e vendosni televizorin në vende ku mund të
goditet, të ekspozohet ndaj përplasjeve të forta apo të bjerë. Thyerja e panelit për shkak goditjeje apo përplasjeje
nuk mbulohet nga garancia e prodhuesit.
[PF5500-XH]BN68-04885F-LPRL16.indb 25
2013-03-26 �� 3:31:34