Ndryshimi i kanaleve me anë të numrave, Tregoni gjendjen dhe tabelën e njoftimeve, Rekomandimet, historiku dhe kërkimi – Samsung PS60F5500AW User Manual
Page 248: Rregullimi i bllokut të prekjes

Shqip - 8
Ndryshimi i kanaleve me anë të numrave
Kur shikoni televizor, prekni mbi vijën e ngritur në anën e majtë ose të djathtë të bllokut të prekjes për
të hapur dritaren e vendosjes së numrave në ekran. Përdorni gishtin për të vendosur numrin e kanalit
që dëshironi të shikoni. Numri i njohur shfaqet në ekran dhe televizori kalon në kanalin përkatës. Por
ka gjasë që numri i vendosur të mos njihet siç duhet nga televizori. Drejtojuni udhëzuesit më poshtë
për të garantuar njohjen e saktë të numrave.
Udhëzuesi i vendosjes së numrave
Drejtojuni skicave më poshtë kur vendosni vlera numerike. Televizori mund të mos i njohë numrat nëse nuk ndiqni hapat
siç tregohen më poshtë.
Tregoni gjendjen dhe tabelën e njoftimeve
Shtypni butonin
MORE
në Smart Touch Control dhe më pas zgjidhni STATUS në panelin e telekomandës virtuale për të
shfaqur tabelën e gjendjes dhe të njoftimeve në krye të ekranit.
Rekomandimet, Historiku dhe Kërkimi
Rekomandimet
Shtypni butonin
RECOMM. / SEARCH
dhe zgjidhni Rekomanduar nga lista e shfaqur në pjesën e poshtme të ekranit.
Zgjidhni nga lista një program që po transmetohet aktualisht për të kaluar te kanali përkatës ose një program që është
planifikuar të transmetohet në mënyrë që të konfiguroni cilësimin e Planifiko shikimin ose Planifiko regjistrimin. Për më
tepër informacion drejtojuni "Informacion rreth programeve të rekomanduara të planifikuara".
Zgjidhni një aplikacionin për t'u hapur. Nëse aplikacioni i zgjedhur nuk është i instaluar në televizor, do të hapet Samsung
Apps. Për më tepër informacion drejtojuni "Aplikacionet Samsung".
Historiku
Shtypni butonin
RECOMM. / SEARCH
dhe zgjidhni Historia nga lista e shfaqur në pjesën e poshtme të ekranit. Kjo
shfaq një listë interaktive të kanaleve, materialeve media dhe aplikacioneve të hapura së fundi.
Kërkimi
Shtypni dy herë butonin
RECOMM. / SEARCH
. Jepni kriterin e kërkimit për të kërkuar jo vetëm shumë aplikacione dhe
materialet e tyre në televizor, por edhe në internet.
Rregullimi i bllokut të prekjes
Menyja e ekranit > Sistemi > Menaxher pajis. > Cilësimet e Smart Touch Control > Ndjeshmëria e prekjes
Përdoruesit mund të rregullojnë ndjeshmërinë e bllokut të prekjes së Smart Touch Control. Caktoni Ndjeshmëria e
prekjes për të rregulluar ndjeshmërinë dhe për ta bërë më praktike në përdorim.
[PF5500-XH]BN68-04885F-LPRL16.indb 8
2013-03-26 �� 3:31:26