Vendosja e baterive (aaa x 2), Përdorimi i bllokut me prekje, Rilidhja e njësisë smart touch control – Samsung PS60F5500AW User Manual
Page 247: Alarmi për bateri të shkarkuar

Shqip - 7
Shqip
Rilidhja e njësisë Smart Touch Control
Nëse ju duhet të rivendosni lidhjen midis televizorit dhe njësisë Smart Touch Control, shtypni butonin e çiftimit në
pjesën e pasme të njësisë Smart Touch Control drejt marrësit në distancë të televizorit. Butoni i çiftimit mund të
gjendet duke hequr kapakun e baterive të njësisë së kontrollit. Shtypja e butonit të çiftimit rivendos automatikisht
lidhjen midis telekomandës dhe televizorit.
Alarmi për bateri të shkarkuar
Nëse bateria shkarkohet plotësisht dhe pulson gjatë përdorimit të Smart Touch Control, dritarja e mëposhtme e alarmit do
të pulsojë dhe do të shfaqet në pjesën e poshtme majtas të ekranit. Nëse shfaqet dritarja e alarmit, zëvendësoni bateritë e
Smart Touch Control. Përdorni bateri alkaline për përdorim më të gjatë.
Vendosja e baterive (AAA x 2)
1
2
3
1. Tërhiqeni lehtë kapakun e baterisë duke tërhequr veshin ose me anë të një karte plastike. Në vijim, tërhiqni me thua
kapësen e kapakut për ta hequr tërësisht kapakun.
2. Vendosni 2 bateritë AAA, duke u siguruar të puthitni polet pozitive dhe negative siç duhet.
3. Vendosni kapakun e folesë së baterive drejt me pjesën e pasme të telekomandës dhe shtyjeni për poshtë përgjatë
buzëve derisa të puthitet mirë me telekomandën.
Përdorimi i bllokut me prekje
Përdoreni bllokun e prekjes për të kryer komanda të ndryshme. Kaloni te Tutorial (Menyja e ekranit > Sistemi >
Menaxher pajis. > Cilësimet e Smart Touch Control > Tutorial) për të parë udhëzuesin në ekran për përdorimin e
Smart Touch Control.
Tërheqja
Shtypni
Tërhiqni bllokun e prekjes në drejtimin e dëshiruar.
Lëvizni fokusin ose treguesin në drejtimin e tërheqjes së gishtit.
Shtypni bllokun e prekjes. Kjo zgjedh elementin e fokusuar.
[PF5500-XH]BN68-04885F-LPRL16.indb 7
2013-03-26 �� 3:31:25