beautypg.com

Zgjidhja e problemeve – Samsung PS60F5500AW User Manual

Page 259

background image

Shqip - 19

Shqip

Zgjidhja e problemeve dhe informacione të tjera

Zgjidhja e problemeve

Nëse keni ndonjë pyetje lidhur me televizorin, drejtojuni më parë kësaj liste. Nëse asnjë nga këto këshilla nuk zgjidh
punë, vizitoni “www.samsung.com” dhe shtypni te "Support", ose kontaktoni numrin e qendrës telefonike që ndodhet në
kapakun e pasmë të këtij manuali.

Probleme

Zgjidhjet dhe shpjegimet

Televizori nuk ndizet.

• Sigurohuni që kordoni elektrik është futur siç duhet në prizë dhe në televizor.
• Sigurohuni që priza elektrike në mur funksionon.
• Provoni të shtypni butonin

P

në televizor për t'u siguruar që problemi nuk vjen nga telekomanda.

Nëse televizori ndizet, drejtojuni “Telekomanda nuk punon” poshtë.

Nuk ka figurë/video.

• Kontrolloni lidhjet e kabllove. Hiqni dhe rilidhni të gjithë kabllot e lidhura me televizorin dhe me pajisjet

e jashtme.

• Vendosini daljet e videove të pajisjeve të jashtme (kuti kabllori/satelitori, DVD, Blu-ray etj.) për të

përputhur lidhjet me hyrjen e televizorit. Për shembull, nëse një dalje e pajisjes së jashtme është

HDMI, duhet të lidhet me një hyrje HDMI në televizor.

• Sigurohuni që pajisjet e lidhura të jenë të ndezura.
• Sigurohuni të zgjidhni burimin e duhur të hyrjes.
• Rindizeni pajisjen e lidhur duke e hequr nga priza dhe më pas duke rilidhur kabllon e rrymës së

pajisjes.

Telekomanda nuk punon.

• Ndërroni bateritë e telekomandës. Sigurohuni që bateritë janë vendosur me polet (+/–) në pozicionet

e duhur.

• Pastroni dritaren e transmetimit të sensorit në telekomandë.
• Përpiquni ta drejtoni telekomandën nga televizori në largësi 150-180 cm.

Telekomanda e marrësit/dekoduesit nuk

ndez apo fik televizorin dhe nuk rregullon

volumin.

• Programoni telekomandën e kabllorit/marrësit që të komandojë televizorin. Drejtojuni manualit të

marrësit/dekoduesit për kodin e televizorit SAMSUNG.

Për ta mbajtur televizorin në kushte optimale, përditësojeni me firmuerin më të fundit në faqen e internetit së
Samsung-ut me USB (Samsung.com > Mbështetja > Shkarkime).

Disa nga figurat dhe funksionet e mësipërme disponohen vetëm në modele të caktuara.

[PF5500-XH]BN68-04885F-LPRL16.indb 19

2013-03-26 �� 3:31:31