Konfigurimi, Ndërrimi i burimeve të videos – Samsung PS60F5500AW User Manual
Page 250

Shqip - 10
KONFIGURIMI
Kur televizori aktivizohet për herë të parë, shfaqet dritarja e konfigurimit fillestar. Ndiqni udhëzimet në ekran për të
përfunduar procesin e konfigurimit fillestar, ku përfshihet zgjedhja e gjuhës së menysë, kërkimi i kanaleve, lidhja me rrjetin
e të tjera. Në çdo hap, ose bëni një zgjedhje, ose kapërcejeni. Përdoruesit mund ta kryejnë manualisht procesin më vonë
në menynë Menyja e ekranit > Sistemi > Konfig.
✎
Nëse lidhni çdo pajisje me HDMI1 përpara se të filloni instalimin, Burimi i kanalit willdo të ndryshohet
automatikisht në marrës.
✎
Nëse nuk dëshironi të zgjidhni Kutia konfiguruese e sipërme, ju lutemi zgjidhni Antena.
Ndërrimi i burimeve të videos
Shtypni butonin
SOURCE
për të bërë kalimin midis pajisjeve të lidhura me televizorin.
Për shembull, për të kaluar te një konsolë lojërash të lidhur në bashkuesin e dytë HDMI, shtypni butonin
SOURCE
. Nga
lista Burimi zgjidhni HDMI2. Emrat e foleve mund të ndryshojnë në varësi të produktit. Zgjidhni butonin Veglat
në këndin
e sipërm djathtas të ekranit për të përdorur funksionet e mëposhtme.
•
Informacion
Shikoni informacione të detajuara për pajisjet e lidhura.
•
Shto Emrin
Pajisjet e lidhura me televizorin mund të riemërtoni për të identifikuar më lehtë burimet e jashtme.
Për shembull, një kompjuter të lidhur në folenë HDMI (DVI) të televizorit nëpërmjet një kablloje HDMI, mund ta
ndryshoni Shto Emrin to PC.
Për shembull, një kompjuter të lidhur në folenë HDMI (DVI) të televizorit nëpërmjet një kablloje HDMI-DVI, ju mund ta
ndryshoni Shto Emrin në DVI PC.
Për shembull, një pajisje AV të lidhur në folenë HDMI (DVI) të televizorit nëpërmjet një kablloje HDMI-DVI, ju mund ta
ndryshoni Shto Emrin në Pajisjet DVI.
•
Rifreskim
Zgjidhni këtë nëse një pajisje e lidhur nuk shfaqet në listë. Nëse pajisja nuk shfaqet në listë edhe pas zgjedhjes së
Rifreskim, kontrolloni gjendjen e lidhjes së pajisjes me televizorin.
•
Hiq USB-në
Hiqni pajisjen USB nga lista në mënyrë të sigurt. Ky funksion disponohet vetëm kur zgjidhet pajisje USB.
•
Konfig. telekom. univers.
Për të shtuar pajisje të jashtme për kontroll me Telekomandën me prekje, shtypni butonin
SOURCE
dhe zgjidhni
Konfig. telekom. univers. në pjesën e sipërme djathtas të ekranit. Me anë të telekomandës universale, përdoruesit
mund të kontrollojnë pajisjet e jashtme të lidhura me televizorin, si p.sh. marrësin, lexuesin Blu-ray dhe marrësin AV.
[PF5500-XH]BN68-04885F-LPRL16.indb 10
2013-03-26 �� 3:31:27