Samsung EK-GC100 User Manual
Page 23

Shqip
22
Mos përdorni pajisjen apo aplikacionet tuaja për pak kohë nëse
pajisja është e tejnxehur
Ekspozimi i stërzgjatur i lëkurës suaj tek një pajisje e tejnxehur mund të
shkaktojë simptoma djegieje në një temperaturë të ulët, siç janë pjesë të
skuqura dhe pigmentim.
Mos e përdorni pajisjen me kapakun e pasmë të hequr
Bateria mund të bjerë nga pajisja, e cila mund të shkaktojë dëmtime ose
keqfunksionime.
Nëse pajisja juaj ka një dritë kamere, mos e përdorni për të mbyllur
syte e njerëzve ose kafshëve
Përdorimi i blicit pranë syve mund të shkaktojë humbje të përkohshme shikimi
ose të dëmtojë sytë.
Përdorni kujdes kur ekspozoheni ndaj dritave vezulluese
• Gjatë përdorimit të pajisjes, lini disa drita ndezur në dhomë dhe mos e
mbani ekranin shumë afër syve tuaj.
• Mund të ndodhin kriza ose errësime të shikimit kur ekspozoheni dritave të
forta gjatë shikimit të videove ose gjatë luajtjes me lojëra të bazuara në flash
për një periudhë kohore të gjatë. Nëse ndieni jorehati, ndaloni menjëherë
përdorimin e pajisjes.
• Nëse ndonjë i afërmi juaj ka provuar kriza ose të fikët gjatë përdorimit të një
pajisjeje të tillë, konsultohuni me një mjek para se ta përdorni pajisjen.
• Nëse ndjeni parehati, si për shembull spazmë muskulare, ose i çorientuar,
mos e përdorni pajisjen dhe konsultohuni me një mjek.
• Për të parandaluar lodhjet e syrit, bëni pushime të shpeshta kur e përdorni
pajisjen.
Pakësoni rrezikun e dëmtimeve nga lëvizjet e përsëritura
Kur kryeni veprime të përsëritura si shtypja e butonave, vizatimi i karaktereve
në ekran me gishta, luajtja e lojërave mund të përjetoni jorehati në duar,
qafë, shpatulla ose pjesë të tjera të trupit tuaj. Kur përdorni pajisjen tuaj për
periudha kohore të gjata, mbajeni pajisjen me kapje të qetë, shtypini butonat
lehtë dhe bëni pushime të shpeshta. Nëse vazhdoni të keni siklet gjatë ose pas
përdorimit, mos e përdorni pajisjen dhe konsultohuni me një mjek.