Samsung EK-GC100 User Manual
Page 22

Shqip
21
Kujdesuni dhe përdoreni pajisjen tuaj celulare siç duhet
Mbajeni pajisjen të thatë
• Lagështia dhe lëngjet mund të dëmtojnë pjesët ose qarqet elektronike në
pajisjen tuaj.
• Mos e ndizni pajisjen tuaj nëse është e lagur. Nëse pajisja juaj është e ndezur
tashmë, menjëherë fikeni dhe hiqini baterinë (nëse pajisja nuk fiket ose nuk
mund të hiqni baterinë, lëreni si është). Atëherë, thajeni pajisjen me peshqir
dhe dërgojeni në një qendër shërbimi.
• Lëngjet i ndryshojnë ngjyrën etiketës së posaçme që tregon dëmtim nga
uji në brendësi të pajisjes. Dëmtimi i pajisjes tuaj nga uji mund ta bëjë të
pavlefshme garancinë e prodhuesit.
Ruajeni pasjisjen tuaj vetëm mbi sipërfaqet të sheshta
Nëse pajisja juaj bie, ajo mund të dëmtohet.
Mos e ruani pajisjen tuaj në vende shumë të nxehta ose shumë të
ftohta. Rekomandohet ta përorni pajisjen në temperatura nga 5 °C
në 35 °C
• Mos e vendosni pajisjen në vende shumë të nxehta si për shembull brenda
në makinë gjatë verës. Nëse veproni kështu mund të bëni që ekrani të
keqfunksionojë, t'i shkaktoni dëmtime pajisjes, ose të bëni që bateria të
shpërthejë.
• Mos e ekspozoni pajisjen tuaj në dritën e diellit për periudha të zgjatura
kohore (mbi kroskotin e një makine, për shembull).
• Ruajeni baterinë në temperatura nga 0 °C deri në 45 °C.
Mos e mbani pajisjen bashkë me objekte metalike, si për shembull
monedha, çelësa dhe varëse
• Pajisja juaj mund të gërvishtet ose të keqfunksionojë.
• Nëse terminalet e baterisë bien në kontakt me objekte metalike, kjo mund të
shkaktojë zjarr.
Mos e ruani pajisjen pranë fushave magnetike
• Pajisja juaj mund të pësojë avari ose bateria mund të shkarkohet nëse
ekspozohet në fusha magnetike.
• Kartat me shirita magnetikë, si kartat e kreditit, kartat e telefonit, librezat dhe
lejet plastike të kalimit mund të dëmtohen nga fushat magnetike.