Samsung EK-GC100 User Manual
Page 20
Shqip
19
• Nëse përdorni pajisje mjekësore, kontaktoni me prodhuesin e pajisjes para
se të përcaktoni nëse pajisja do të ndikohet ose jo nga frekuencat e radios të
lëshuara nga pajisja.
• Në aeroplan, përdorimi i pajisjeve elektronike mund të interferojë me
instrumentet elektronike të navigimit. Sigurohuni që pajisja është e fikur
gjatë nisjes nga toka dhe zbritjes. Pas shkëputjes, mund ta përdorni pajisjen
në modalitetin fluturim nëse lejohet nga personeli i aeroplanit.
• Pajisjet elektronike në makinën tuaj mund të keqfunksionojnë, për shkak
të interferencës radio nga pajisja juaj. Kontaktoni me prodhuesin për më
shumë informacione.
Mos e ekspozoni pajisjen në tymra ose avuj të rëndë
Nëse veproni kështu mund të dëmtoni pjesën e jashtme të pajisjes ose ta bëni
që të keqfunksionojë.
Nëse përdorni një aparat dëgjimi, kontaktoni me prodhuesin për
informacione rreth frekuencës të radios
Frekuenca e radios e nxjerrë nga pajisja juaj mund të ndikojë me disa aparate
dëgjimi. Para se të përdorni pajisjen tuaj, kontaktoni me prodhuesin për të
përcaktuar nëse aparati juaj i dëgjimit do të ndikohet nga frekuencat e radios të
nxjerra nga pajisja juaj.
Mos e përdorni pajisjen pranë pajisjeve ose aparateve që lëshojnë
frekuenca radiosh, të tilla si sistemet e zërit dhe kullat e radios
Frekuencat e radios mund të bëjnë që pajisja juaj të keqfunksionojë.
Fikeni pajisjen në mjedise ku ekziston mundësia e shpërthimit
• Në vend që të hiqni baterinë, fikeni pajisjen tuaj në mjedise ku ekziston
mundësia e shpërthimit.
• Gjithnjë zbatoni rregullat, udhëzimet dhe sinjalizimet në mjedise ku ekziston
mundësia e shpërthimit.
• Mos e përdorni pajisjen në pika karburanti (stacione karburanti), pranë
karburanteve ose lëndëve kimike, ose në zona shpërthyese.
• Mos ruani dhe mos transportoni lëngje të ndezshme, gaze ose materiale
shpërthyese në të njëjtin vend me pajisjen, pjesët ose aksesorët e saj.
Nëse vini re aroma ose tinguj të çuditshëm që vijnë nga pajisja juaj
ose bateria, ose nëse shikoni tym apo lëngje që dalin nga pajisja ose
bateria, menjëherë mos e përdorni më pajisjen dhe çojeni në një
Qendër Shërbimi Samsung
Nëse nuk veproni kështu mund të shkaktoni zjarr ose shërthim.