Ruajtja dhe mirëmbajtja, Për të shmangur rrëzimin e televizorit – Samsung UE46F8500SL User Manual
Page 263

Shqip - 23
Shqip
Parandalimi i rrëzimit - Sigurimi i televizorit në mur
Kujdes: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi televizor mund të bëjë që televizori të rrëzohet. Në veçanti,
sigurohuni që fëmijët të mos varen ose ta destabilizojnë televizorin. Nëse ndodh kjo, televizori
mund të bjerë, duke shkaktuar lëndime të rënda ose vdekje. Ndiqni të gjitha masat e sigurisë që
paraqiten në Broshurën e Sigurisë që vjen me televizorin. Për të rritur stabilitetin dhe sigurinë,
mund të blini dhe të instaloni pajisjen kundër rënies, siç përshkruhet më poshtë.
Për të shmangur rrëzimin e televizorit
1. Vendosni vidat në kapëse dhe shtrëngojini fort në mur. Sigurohuni që vidat të jenë instaluar fort në mur.
✎
Mund të keni nevojë për materiale shtesë, si mbajtëse, në varësi të llojit të murit.
✎
Meqenëse kapëset, vidat dhe kabllot e nevojshme nuk përfshihen,
duhet t'i blini veçmas.
2. Hiqni vidat nga pjesa e pasme në qendër të televizorit, vendosini në kllapa
dhe shtrëngojini mbi televizor.
✎
Vidat mund të mos jepen me këtë produkt. Në rast të tillë duhet t'i blini
veçmas sipas specifikimeve të mëposhtme.
3. Lidhni kllapat e vendosura në televizor dhe kllapat e fiksuara në mur me një
kabllo të fortë dhe më pas lidheni kabllon fort.
✎
SHËNIM
• Instaloni televizorin pranë murit në mënyrë që të mos bjerë
mbrapsht.
• Një mënyrë e sigurt është lidhja e kabllos në mënyrë të atillë që
kllapat e fiksuara në mur të jenë në një nivel apo më poshtë se
kllapat e fiksuara në televizor.
• Zgjidheni kabllon para se të lëvizni televizorin.
4. Verifikoni që të gjitha lidhjet janë siguruar siç duhet. Kontrolloni herë pas here lidhjet për shenja problemesh ose
dëmtimesh. Nëse keni ndonjë dyshim në lidhje me sigurinë e lidhjeve, kontaktoni një instalues profesionist.
Ruajtja dhe mirëmbajtja
✎
Nëse televizori ka pasur ngjitëse në ekran, pas heqjes së saj mund të mbeten disa papastërti. Pastroni
papastërtitë përpara se të shihni televizor.
✎
Pjesa e jashtme dhe ekrani i produktit mund të gërvishten gjatë pastrimit. Për të parandaluar gërvishtjet
sigurohuni që ta pastroni me kujdes pjesën e jashtme dhe ekranin me një copë të butë.
Mos spërkatni ujë drejtpërdrejt mbi produkt. Çdo lloj lëngu që futet
brenda në produkt mund të shkaktojë avari, flakë ose goditje elektrike.
Pastrojeni produktin me një leckë të butë të njomur me pak ujë. Mos
përdorni lëng të ndezshëm (p.sh. benzen, hollues) ose agjent pastrues.
Muri
[UF8500-XH]BN68-04803E-02L16.indb 23
2013-11-01 11:48:13