beautypg.com

Syzet 3d active – Samsung UE46F8500SL User Manual

Page 256

background image

Shqip - 16

Njohuritë bazë për 3D

Syzet 3D Active

Veçoritë

Syzet SSG-3570CR 3D të Samsung mundësojnë shikimin e pamjeve 3D në televizorin 3D. Syzet 3D Samsung
komunikojnë me televizorët 3D Samsung nëpërmjet bandës 2,4 GHz të radiofrekuencës.

Syzet Samsung 3D përputhen vetëm me seritë D, E dhe F të televizorëve 3D që qarkullojnë në treg nga viti 2011
deri në vitin 2013. Këto syze 3D nuk mund të lidhen me pajisje të tjera Bluetooth.

Pjesët

Mbështetësja e hundës

butoni i çiftimit

Errësuesi me kristale të

lëngëta

Mbështetëset e hundës mund të rregullohen.

Për të vendosur syzet 3D mbi syzet optike, hiqni mbështetësen e hundës nga syzet 3D.

Për detaje se si ta vendosni apo ta hiqni mbështetësen e hundës të syzeve drejtojuni manualit të veçantë të
syzeve 3D.

Ngarkimi i baterisë

Nëse llamba e kuqe pulson çdo 2 sekonda, ngarkojeni baterinë siç tregohet më poshtë. Llamba portokalli do të pulsojë
çdo sekondë kur bateria të jetë duke u ngarkuar. Llamba e gjelbër do të pulsojë çdo 2 sekonda kur ngarkimi të ketë
përfunduar. (Ngarkimi i plotë i baterisë së shkarkuar plotësisht zgjat rreth 30 minuta. Megjithatë, koha e nevojshme
për ta ngarkuar në kapacitet të plotë mund të ndryshojë në varësi të nivelit të baterisë dhe të tensionit të energjisë së
furnizuar.)

FOLEJA USB

Televizori SAMSUNG

PC

Libër shënimesh

Kablloja Micro-USB

[UF8500-XH]BN68-04803E-02L16.indb 16

2013-11-01 11:48:10