beautypg.com

Çfarë është mbështetja në distancë, Zgjidhja e problemeve – Samsung UE46F8500SL User Manual

Page 259

background image

Shqip - 19

Shqip

Çfarë është mbështetja në distancë?

Shërbimi i mbështetjes në distancë i Samsung-ut ju ofron mbështetje individuale me një teknik të Samsung-ut i cili në
distancë mund të.

Diagnostikojë televizorin

Rregullojë cilësimet e televizorit për ju

Kryejë një rivendosje në vlerat fillestare të fabrikës të televizorit

• Instalojë përditësime të rekomanduara të

firmuerit

Si funksionon?

Është shumë e thjeshtë të merrni një teknik të Samsung-ut për shërbime të televizorit në distancë

1. Telefononi qendrën e

kontaktit të Samsung-ut
dhe kërkoni mbështetje
në distancë.

2. Hapni menynë në

televizorin tuaj dhe
shkoni në seksionin e
mbështetjes.

3. Zgjidhni kontrollin në

distancë dhe jepini
agjentit numrin e PIN-it

4. Agjenti më pas do të hyjë

në televizorin tuaj. Kjo
është e gjitha!

Zgjidhja e problemeve

Nëse keni ndonjë pyetje lidhur me televizorin, drejtojuni më parë kësaj liste. Nëse asnjë nga këto këshilla nuk zgjidh
punë, vizitoni “www.samsung.com” dhe shtypni te "Support", ose kontaktoni numrin e qendrës telefonike që ndodhet
në kapakun e pasmë të këtij manuali.

Probleme

Zgjidhjet dhe shpjegimet

Televizori nuk ndizet.

• Sigurohuni që kordoni elektrik është futur siç duhet në prizë dhe në televizor.
• Sigurohuni që priza elektrike në mur funksionon.
• Provoni të shtypni butonin

P

në televizor për t'u siguruar që problemi nuk vjen nga telekomanda.

Nëse televizori ndizet, drejtojuni “Telekomanda nuk punon” poshtë.

Nuk ka figurë/video.

• Kontrolloni lidhjet e kabllove. Hiqni dhe rilidhni të gjithë kabllot e lidhura me televizorin dhe me

pajisjet e jashtme.

• Vendosini daljet e videove të pajisjeve të jashtme (kuti kabllori/satelitori, DVD, Blu-ray etj.) për të

përputhur lidhjet me hyrjen e televizorit. Për shembull, nëse një dalje e pajisjes së jashtme është

HDMI, duhet të lidhet me një hyrje HDMI në televizor.

• Sigurohuni që pajisjet e lidhura të jenë të ndezura.
• Sigurohuni të zgjidhni burimin e duhur të hyrjes.
• Rindizeni pajisjen e lidhur duke e hequr nga priza dhe më pas duke rilidhur kabllon e rrymës së

pajisjes.

Telekomanda nuk punon.

• Ndërroni bateritë e telekomandës. Sigurohuni që bateritë janë vendosur me polet (+/–) në pozicionet

e duhur.

• Pastroni dritaren e transmetimit të sensorit në telekomandë.
• Përpiquni ta drejtoni telekomandën nga televizori në largësi 150-180 cm.

Telekomanda e marrësit/dekoduesit nuk

ndez apo fik televizorin dhe nuk rregullon

volumin.

• Programoni telekomandën e kabllorit/marrësit që të komandojë televizorin. Drejtojuni manualit të

marrësit/dekoduesit për kodin e televizorit SAMSUNG.

Ky panel TFT LED përdor një panel që përbëhet nga pikëza të vogla që kërkojnë teknologji të sofistikuar për t'u
prodhuar. Megjithatë, mund të ketë disa pikëza me shkëlqim ose të errëta në ekran. Këto pikëza nuk do të kenë
asnjë ndikim në funksionimin e produktit.

Për ta mbajtur televizorin në kushte optimale, përditësojeni me firmuerin më të fundit në faqen e internetit së
Samsung-ut me USB (Samsung.com > Mbështetja > Shkarkime).

Disa nga figurat dhe funksionet e mësipërme disponohen vetëm në modele të caktuara.

[UF8500-XH]BN68-04803E-02L16.indb 19

2013-11-01 11:48:11