Samsung UE46F8500SL User Manual
Page 257

Shqip - 17
Shqip
Çiftimi i syzeve 3D Active
✎
Çfarë është çiftimi? Çiftimi është një proces, i cili i përgatit pajisjet për shkëmbim të dhënash në mënyrë që gjatë
funksionimit ato të mund të transmetojnë dhe të shkëmbejnë të dhëna në mënyrë të menjëhershme.
•
Çiftimi: Mbajeni të shtypur butonin e çiftimit te syzet 3D për më shumë se një
1 sekondë. Çiftimi do të fillojë.
✎
Mund të duhen 10-15 sekonda për të kryer rilidhjen e syzeve. Nuk ka
buton fikjeje në këto syze.
•
Ndezja/fikja e syzeve 3D:: Vendosni syzet 3D. Syzet do të ndizen
automatikisht dhe llamba e gjelbër do të ndizet për 3 sekonda. Hiqini syzet
për t'i fikur. Disa minuta më vonë, syzet do të fiken automatikisht dhe llamba e
kuqe do të ndizet për 3 sekonda. (Përpara se të përdorni syzet 3D, sigurohuni
që në televizor të jetë aktivizuar 3D.)
•
Rrezja e funksionimit
✎
Pasi të kryhet çiftimi me syzet 3D, kapaciteti i mbetur
i baterisë do të shfaqet në ekranin e televizorit. (Kjo
veçori vlen vetëm për televizorët Samsung 3D të
serisë F dhe për syzet 3D që disponohen që prej vitit
2013.)
✎
Distanca e funksionimit varet nga pengesat (person,
metal, mure etj.) ose nga valët elektromagnetike.
✎
Vini re se do të duhen 5 minuta që syzet 3D të fiken
nëse i hiqni ato ndërkohë që shikoni video 3D dhe
nëse modaliteti 3D mbetet i aktivizuar në televizor.
✎
Nëse syzet nuk funksionojnë menjëherë kur i
vendosni ndërkohë që televizori është në modalitetin
3D, vendosini edhe njëherë.
✎
Ky produkt është i ringarkueshëm. Kur përpiqeni ta
përdorni për herë të parë, mund të mos funksionojë për shkak të baterisë së shkarkuar. Në këtë rast ngarkoni
baterinë.
Çiftimi për herë të parë
1. Shtypni butonin e ndezjes dhe prisni derisa televizori të jetë ndezur plotësisht.
2. Shtypni shpejt butonin e çiftimit në syzet 3D. Syzet 3D do të ndizen dhe do të fillojë çiftimi.
3. Pas përfundimit me sukses të çiftimit, në ekranin e televizorit do të shfaqet mesazhi "Syzet 3D janë të lidhura me
televizorin."
4. Shikoni tani video 3D pas konfigurimit të cilësimeve të funksionit 3D në televizor.
✎
Pas çiftimit të parë, ndezja e syzeve 3D do të bëhet automatikisht me vendosjen e tyre. Për t'i fikur, hiqini syzet.
✎
Nëse çiftimi dështon, syzet 3D do të fiken.
✎
Nëse përpjekja e parë për çiftim dështon, fikeni dhe ndizeni përsëri televizorin dhe pastaj kaloni në hapin 2.
✎
Gjatë çiftimit llamba do të pulsojë me alternim në të gjelbër dhe të kuqe për 1 sekondë.
Si të kryhet riçiftimi: Mbajeni të shtypur butonin e çiftimit te syzet 3D për më shumë se një 1
sekondë.
<Çiftimi nevojitet sërish në rastet e mëposhtme>
• Çiftimi nevojitet sërish pas riparimit të televizorit 3D.
• Nëse dëshironi të luani materiale 3D në një televizor tjetër Samsung 3D të serive D, E ose F qarkulluar nga viti 2011
në 2013 duhet t'i çiftoni syzet me televizorin tjetër.
Distanca e rekomanduar e çiftimit
50 cm
2~6 m
Distanca e rekomanduar e shikimit
Distanca e rekomanduar e shikimit
2~6 m
Distanca e rekomanduar e çiftimit
50 cm ose më pak
[UF8500-XH]BN68-04803E-02L16.indb 17
2013-11-01 11:48:10