beautypg.com

Samsung PS64F8500SL User Manual

Page 265

background image

Shqip - 25

Shqip

Një imazh i palëvizshëm i shfaqur për një kohë të gjatë mund të shkaktojë dëmtim të përhershëm në
panelin PDP.

Shikimi i televizorit plazma me format 4:3 për një periudhë të gjatë kohe mund të lërë gjurmë të
kufijve që shfaqen në të majtë, në të djathtë dhe në qendër të ekranit, të shkaktuar nga ndryshimi i
nxjerrjes së dritës në ekran. Luajtja e një pajisjeje DVD ose një konsolë lojërash mund të shkaktojë
ndikime të ngjashme në ekran.
Dëmtimet e shkaktuara nga ndikimet e mësipërme nuk mbulohen nga Garancia.

Mbetja e figurës në ekran.
Shfaqja e imazheve të palëvizshme nga lojërat video dhe kompjuteri për më gjatë se një periudhë e caktuar kohe
mund të prodhojë mbetje të pjesshme të imazhit.
Për të parandaluar këtë efekt, zvogëloni "shkëlqimin" dhe "kontrastin" kur shfaqni figurat e palëvizshme për një
kohë të gjatë.

Garancia
Garancia nuk mbulon asnjë dëmtim të shkaktuar nga mbetja e imazhit.
Djegia e ekranit nuk është e mbuluar nga garancia.

Kujdes

Ekrani prej xhami i televizorit PDP mund të thyhet nëse ky ju bie aksidentalisht. Manovrojeni
televizorin me kujdes.
Gjatë lëvizjes së televizorit, si masë paraprake sigurie kërkoni ndihmën e dy ose e më tepër
personave për ta mbajtur. Mos e shtrini televizorin rrafsh nga pjesa e parme apo e pasme.

Ky televizor plazma Samsung është i cilësisë së lartë dhe i paketuar me kujdes për të mbrojtur integritetin e panelit
prej xhami dhe të pjesëve të tij përbërëse gjatë transportit. Megjithatë, ai mbetet një aparaturë delikate që ka nevojë
për manovrim të kujdesshëm. Mos ushtroni trysni të panevojshme mbi pjesët e paketimit gjatë transportit apo gjatë
shpaketimit të televizorit. Bëni kujdes gjatë instalimit të televizorit. Mos e vendosni televizorin në vende ku mund të
goditet, të ekspozohet ndaj përplasjeve të forta apo të bjerë. Thyerja e panelit për shkak goditjeje apo përplasjeje
nuk mbulohet nga garancia e prodhuesit.

[PF8500-XH]BN68-04828G_01L16.indb 25

2013-03-16 7:08:32

This manual is related to the following products: