Samsung GT-P5200 User Manual
Page 18
Shqip
17
Përdorni bateri, karikues, aksesorë dhe mjete të aprovuara nga
prodhuesi
• Përdorimi i baterive ose karikuesve gjenerikë mund të shkurtojë jetën e
pajisjes tuaj ose të shkaktojë që pajisja të mos funksionojë mirë. Ato mund të
shkaktojnë gjithashtu zjarr ose të bëjnë që bateria të pëlcasë.
• Përdorni karikues dhe bateri të aprovuar nga Samsung të projektuar
posaçërisht për pajisjen tuaj. Bateritë e dhe karikuesit e papërshtatshëm
mund të shkaktojnë lëndime serioze ose dëmtime në pajisjen tuaj.
• Samsung nuk mban përgjegjësi për sigurinë e përdoruesit kur ai përdor
aksesorë apo pajisje që nuk janë miratuar nga Samsung.
Mos e rrëzoni ose përplasni karikuesin apo pajisjen
Mbajeni dhe vendoseni pajisjen dhe karikuesin me kujdes
• Asnjëherë mos e vendosni baterinë ose pajisjen në një zjarr. Asnjëherë mos
e vendosni baterinë ose pajisjen pranë pajisjeve të nxehtësisë, si në furra
mikrovalë, soba ose radiatorë. Pajisja mund të shpërthejë kur mbinxehet.
Ndiqni të gjitha rregullat lokale kur e hidhni baterinë ose pajisjen e përdorur.
• Asnjëherë mos e shtypni ose shponi pajisjen.
• Shmangni ekspozimin e pajisjes në presion të lartë të jashtëm, e cila mund të
çojë në qark të shkurtër të brendshëm dhe mbinxehje.
Mbrojeni pajisjen, baterinë dhe karikuesin nga dëmtimet
• Mos e ekspozoni pajisjen dhe baterinë në temperatura shumë të ftohta ose
shumë të nxehta.
• Temperaturat ekstreme mund të dëmtojnë pajisjen dhe të ulin kapacitetin e
karikimit dhe jetën e pajisjes dhe baterisë.
• Mos lejoni që bateria të bierë në kontakt me objekte metalike, pasi kjo
mund të krijojë një lidhje me terminalet + dhe - të baterisë tuaj dhe mund të
shkaktojë dëmtim të përkohshëm ose të përhershëm të baterisë.
• Mos përdorni kurrë një ngarkues ose bateri të dëmtuar.
Mos e ruani pajisjen tuaj pranë ose në ngrohës, mikrovalë, pajisje
gatimi me nxehtësi ose enë me presion
• Bateria mund të rrjedhë.
• Pajisja juaj mund të mbinxehet dhe të shkaktojë zjarr.