Parametrat – LG 50PB560V User Manual
Page 307
16
SHQIP
PARAMETRAT
PARAMETRAT
Konfigurimi automatik i programeve
SETTINGS KONFIGURIMI Akordimi i audios
Akordon automatikisht programet.
y
Nëse Burimi i hyrjes nuk është lidhur saktë,
regjistrimi i programit mund të mos funksionojë.
y
Akordimi i audios gjen vetëm programet që
transmetohen në atë moment.
y
Nëse aktivizohet
Kyç sistemin, do të shfaqet një
dritare që do të kërkojë fjalëkalimin.
Për rregullimin e figurës me Picture Wizard
SETTINGS FIGURA Picture Wizard III
[Në varësi të shtetit]
Kalibron dhe rregullon për cilësi optimale figure duke
përdorur telekomandën dhe Picture Wizard pa pajisje të
shtrenjta modelesh ose ndihmë nga specialisti.
Për të zgjedhur regjimin e pamjes
SETTINGS FIGURA Regjimi i pamjes
Zgjedh regjimin e pamjes të optimizuar për mjedisin e
shikimit ose për programin.
y
I gjallë : Ngre kontrastin, shkëlqimin dhe qartësinë
për të shfaqur figura të gjalla.
y
Standard : Shfaq figurat në nivele standarde të
kontrastit, shkëlqimit dhe qartësisë.
y
Eco/APS : [Në varësi të shtetit]
Funksioni Kursyesi i energjisë ndryshon cilësimet në
televizor për të reduktuar konsumin e energjisë.
y
Kinema / Lojë : Jep figurë optimale për filma, lojëra
dhe foto (pamje e palëvizshme).
y
Sporte : Optimizon figurën e videos për aksionet e
larta dhe dinamike duke theksuar ngjyrat kryesore si
të bardhën, ngjyrën e barit ose blunë e qiellit.
y
Ekspert 1, 2 : Meny për rregullimin e
cilësisë së figurës që i mundëson ekspertëve
dhe amatorëve të kenë pamjen më të mirë në
televizor. Kjo është menyja e rregullimit që ofrohet
për profesionistët e certifikuar nga ISF-ja për
sintonizimin e figurës. (Logoja ISF mund të përdoret
vetëm në televizorët e certifikuar nga ISF-ja.)
ISFccc: Kontrolli i kalibrimit i certifikuar nga Imaging
Science Foundation (Fondacioni i Shkencës së
Imazherisë)
y
Në varësi të sinjalit hyrës, gama e disponueshme e
regjimeve të pamjes mund të ndryshojë.
y
Modaliteti ekspert është për profesionistët
e sintonizimit të figurës që të kontrollojnë dhe të
sintonizojnë duke përdorur një figurë të caktuar. Për
figura normale, efektet mund të mos jenë shumë të
ndjeshme.
y
Funksioni ISF disponohet vetëm në disa modele.
Për të caktuar kontrollin e avancuar
SETTINGS FIGURA Regjimi i pamjes
Kontrolli i avancuar / Kontrolli ekspert
Kalibron ekranin për çdo regjim pamjeje ose rregullon
cilësimet e figurës për ekran të veçantë. Fillimisht
zgjidhni
Regjimin e pamjes sipas dëshirës.
y
Kontrast dinamik : Rregullon kontrastin në nivel
optimal sipas ndriçimit të figurës.
y
Ngjyra dinamike : Rregullon ngjyrat për ta shfaqur
figurën në ngjyra më natyrale.
y
Ngjyra e veshjes : Cakton veçmas spektrin e
ngjyrës së veshjes për ta aplikuar ngjyrën e veshjes
sipas përcaktimit të përdoruesit.
y
Ngjyrë Qielli : Ngjyra e qiellit caktohet veçmas.
y
Ngjyrë Bari: Spektri natyral i ngjyrës (lëndina, kodra
etj.) mund të caktohet veçmas.
y
Gama : Cakton kurbën e gradimit sipas daljes së
sinjalit të figurës në lidhje me sinjalin hyrës.
y
Diapazoni i ngjyrave : Zgjedh diapazonin e ngjyrave
që mund të shfaqen.
y
Rritësi anësor : Shfaq anë më të pastra dhe më të
dallueshme, por gjithsesi natyrale të videos.
y
Modeli ekspert : [Në varësi të shtetit]
Modelet e përdorura për rregullimin ekspert
y
Filtri i ngjyrave : Filtron një spektër specifik të
ngjyrave në ngjyra RGB për të sintonizuar me saktësi
ngopjen e ngjyrave dhe ngjyrimin.
y
Temperatura e ngjyrës : Rregullon tonalitetin
e përgjithshëm të ekranit sipas dëshirës. Në
modalitetin Ekspert, sintonizimi mund të caktohet
përmes metodës Gama etj.
y
Sistemi i menaxhimit të ngjyrave : Ky është sistemi
që përdorin ekspertët kur rregullojnë ngjyrën me
një model testimi. Ata mund të zgjedhin nga gjashtë
zona ngjyrash (E kuqe / Jeshile / Blu / E kaltër në të
gjelbër / E purpurt / E verdhë) pa ndikuar ngjyrat e
tjera. Për figura normale, rregullimet mund të mos
rezultojnë në ndryshime të ndjeshme të ngjyrave.
y
Në varësi të sinjalit hyrës ose të cilësimeve të tjera
të figurës, gama e elementeve të detajuara për
rregullim mund të ndryshojë.