Ngritja dhe zhvendosja e tv-së, Montimi mbi tavolinë – LG 50PB560V User Manual
Page 304
![background image](/manuals/384912/304/background.png)
13
SHQIP
MONTIMI DHE PËRGATITJA
Ngritja dhe zhvendosja e TV-së
Gjatë lëvizjes apo ngritjes së TV-së, lexoni në vijim se
si të parandaloni gërvishtjet apo dëmtimin e TV-së, si
dhe në lidhje me transportin e sigurt pavarësisht llojit
dhe madhësisë.
KUJDES
y
Shmangni gjithmonë prekjen e ekranit sepse
mund të dëmtohet.
y
Rekomandohet ta lëvizni TV-në në kuti ose në
materialin e paketimit me të cilin erdhi fillimisht.
y
Përpara se ta lëvizni apo ta ngrini TV-në, shkëputni
kordonin elektrik dhe të gjitha kabllot.
y
Kur mbani TV-në në krah, ekrani duhet të jetë në drejtim
të kundërt me trupin tuaj në mënyrë që të mos gërvishtet.
y Mbajeni fort pjesën e sipërme dhe të poshtme të kornizës
së TV-së. Sigurohuni të mos e prekni pjesën transparente,
altoparlantin ose zonën e rrjetës së altoparlantit.
y
Gjatë transportit të një TV-je të madh duhet të jenë
të paktën 2 persona.
y
Gjatë transportit të TV-së me duar, mbajeni TV-në
sipas ilustrimit të mëposhtëm.
y
Gjatë transportimit të TV-së, mos i shkaktoni
tronditje apo dridhje të tepërta.
y
Gjatë transportimit të TV-së, mbajeni drejt, mos e
ktheni nga anët, as mos e anoni majtas apo djathtas.
y Mos ushtroni presion të tepërt që shkakton përthyerjen/
përkuljen e kasës së kornizës, sepse mund të dëmtohet
ekrani.
Montimi mbi tavolinë
1 Ngrijeni dhe anojeni TV-në mbi tavolinë në pozicionin
drejt.
- Lini një hapësirë 10 cm (minimumi) nga muri
për ajrosje të përshtatshme.
10 cm
10 cm
10 cm
10 cm
2 Lidheni kordonin elektrik me një prizë në mur.
KUJDES
y
Mos e vendosni TV-në pranë burimeve të
nxehtësisë, sepse kjo mund të shkaktojë zjarr
ose dëmtime të tjera.
Sigurimi i TV-së në një mur
(Kjo veçori nuk disponohet në të gjitha modelet.)
1 Futni dhe shtrëngoni bulonat me veshë, ose kapëset
dhe bulonat e TV-së në pjesën e pasme të TV-së.
- Nëse në pozicionin e bulonave me veshë janë
futur bulona, në fillim hiqni bulonat.
2 Montoni kllapat e murit me bulona në mur.
Përshtatni vendndodhjen e kllapës së murit dhe
bulonave me veshë në pjesën e pasme të TV-së.
3 Lidhini mirë bulonat me veshë dhe kllapat e murit me
një litar të fortë.
Sigurohuni që litarin ta mbani horizontalisht me
sipërfaqen e sheshtë.