LG 50PB560V User Manual
Page 303

12
SHQIP
MONTIMI DHE PËRGATITJA
Përdorimi i butonit të levës
Mund ta përdorni televizorin duke shtypur butonin ose duke lëvizur levën majtas, djathtas, lart ose poshtë.
Funksionet bazë
Ndezja
Kur televizori të jetë i fikur, vendosni gishtin në butonin e levës dhe
shtypeni njëherë dhe lëshojeni.
Fikja
Kur televizori të jetë i ndezur, vendosni gishtin në butonin e levës dhe
shtypeni njëherë për pak sekonda dhe lëshojeni.
(Megjithatë, nëse butoni Menu është në ekran, shtypja dhe mbajtja e
butonit të levës do t'ju lejojë të dilni nga menyja.)
Kontrolli i
volumit
Nëse e vendosni gishtin mbi butonin e levës dhe e lëvizni majtas ose
djathtas, mund ta rregulloni nivelin e volumit sipas dëshirës.
Kontrolli i
programeve
Nëse e vendosni gishtin mbi butonin e levës dhe e shtypni për lart ose
poshtë, mund të lëvizni midis programeve të ruajtura që dëshironi.
SHËNIM
Kur e keni gishtin mbi butonin e levës dhe e shtypni për lart, poshtë, majtas ose djathtas, bëni kujdes që të
mos shtypni butonin e levës. Nëse shtypni në fillim butonin e levës, nuk mund ta rregulloni nivelin e volumit dhe
programet e ruajtura.
Sistemimi i menysë
Kur televizori është i ndezur, shtypni një herë butonin e levës.
Zërat e menysë ( , , ,
) mund t’i rregulloni duke e lëvizur butonin e levës lart, poshtë, majtas ose djathtas.
TV fikur
Fikni televizorin.
Parametrat
Hyn në menynë kryesore ose ruan të dhënat tuaja dhe del
nga menytë.
Mbyll
Spastron dritaret nga ekrani dhe kthehet në shikimin e
televizorit.
Lista e
hyrjeve
Ndryshon burimin e hyrjes.