Samsung GT-N5110 User Manual
Page 21

Shqip
20
Veproni në përputhje me të gjitha paralajmërimet dhe rregullat
e sigurisë për sa i përket përdorimit të pajisjeve celulare gjatë
drejtimit të mjetit
Gjatë drejtimit të automjetit, drejtimi i sigurt i tij është përgjegjësia juaj e parë.
Mos e përdorni kurrë pajisjen tuaj celulare gjatë drejtimit të automjetit, nëse
kjo gjë ndalohet me ligj. Për sigurinë tuaj dhe sigurinë e të tjerëve, përdorni
gjykimin tuaj dhe mbani mend këshillat e mëposhtme:
• Njihuni me pajisjen tuaj dhe veçoritë e saj praktike, si thirrja e shpejtë
dhe rithirrja. Këto veçori ju ndihmojnë në uljen e kohës së nevojshme për
kryerjen apo marrjen e telefonatave në pajisjen tuaj celulare.
• Mbajeni pajisjen në vende ku arrihet lehtë. Sigurohuni që të hapni pajisjen
tuaj wireless pa hequr sytë nga rruga. Nëse merrni një telefonatë në një
moment të papërshtatshëm, lini që të përgjigjet sekretaria telefonike për ju.
• Pezullojini thirrjet në kushte trafiku të rënduar apo me mot të keq. Shiu,
bubullima, bora, akulli dhe trafiku i rënduar shfaqin rrezikshmëri.
• Mos shënoni dhe mos kërkoni për numra telefonash. Shënimi i një liste
“detyrash” ose kërkimi në librin e adresave mund t’ju heqë vëmendjen nga
përgjegjësia juaj kryesore e drejtimit të sigurt të automjetit.
• Telefononi kur duhet dhe vlerësoni trafikun. Telefononi kur nuk jeni në
lëvizje ose përpara se të futeni në trafik. Përpiquni të planifikoni telefonatat
për çastet kur vetura juaj do të jetë e ndaluar.
• Mos u angazhoni në biseda stresuese ose emocionuese që mund t’ju heqin
vëmendjen nga rruga. Tregojini personit me të cilin po flitni që po ngitni
makinën dhe të shmangni bisedat që mund t’ju shpërqëndrojnë vëmendjen
nga rruga.