Kujdes – Samsung GT-N5110 User Manual
Page 19

Shqip
18
Mos e përdorni ose ruani pajisjen në vende me përqëndrime të larta
pluhuri ose materiale fluturuese në ajër
Pluhuri ose materialet e huaja mund të shkaktojnë që pajisja juaj të
keqfunksionojë dhe të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.
Mos e kafshoni ose thithni pajisjen ose baterinë
• Nëse veproni kështu mund të dëmtoni pajisjen ose të shkaktoni shpërthim
ose zjarr.
• Fëmijët ose kafshët mund të gëlltitin pjesë të vogla.
• Nëse pajisja përdoret nga fëmijë, sigurohuni se po e përdorin atë siç duhet.
Mos futni pajisjen apo aksesorë të furnizuar në sy, veshë, ose gojë
Duke bërë kështu ju mund të shkaktoni asfiksi apo dëmtime serioze.
Mos përdorni bateri me jone litiume (Li-Ion), të cilat janë të
dëmtuara ose me rrjedhje
Për hedhjen në mënyrë të sigurt të baterisë Li-Ion, kontaktoni me qendrën e
shërbimit të autorizuar më të afërt.
Kujdes
Mosrespektimi i lajmërimeve dhe rregullave të
sigurisë mund të shkaktojë lëndime ose dëmtime të
pronës
Mos e përdorni pajisjen tuaj pranë pajisjeve të tjera elektronike
• Pjesa më e madhe e pajisjeve elektronike përdorin sinjale në frekuenca
radioje. Pajisja juaj mund të ndërhyjë në funksionimin normal të pajisjeve të
tjera elektronike.
• Përdorimi i lidhjes LTE për të dhënat mund të shkaktojë ndërhyrje me pajisje
të tjera, si pajisjet audio dhe telefonat.
Mos e përdorni pajisjen në një spital, ose në aeroplan, ose në pajisje
me motor të cilat mund të interferohen nga frekuencat e radios
• Nëse është e mundur shmangni përdorimin e pajisjes tuaj brenda një
rrezeje 15 cm pranë stimuluesve kardiakë, pasi pajisja mund të ndërhyjë në
funksionimin normal të stimuluesit.
• Për të minimizuar mundësinë e interferencës me një peismeikër, përdoreni
pajisjen tuaj vetëm në anën e trupit tuaj që është në të kundërt me
peismeikërin.