Për të shmangur rrëzimin e televizorit – Samsung UE40F7000ST User Manual
Page 263
![background image](/manuals/416853/263/background.png)
Shqip - 23
Shqip
Parandalimi i rrëzimit - Sigurimi i televizorit në mur
Kujdes: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi televizor mund të bëjë që
televizori të rrëzohet. Në veçanti, sigurohuni që fëmijët të mos varen ose ta
destabilizojnë televizorin. Nëse ndodh kjo, televizori mund të bjerë, duke
shkaktuar lëndime të rënda ose vdekje. Ndiqni të gjitha masat e sigurisë
që paraqiten në Broshurën e Sigurisë që vjen me televizorin. Për të rritur
stabilitetin dhe sigurinë, mund të blini dhe të instaloni pajisjen kundër
rënies, siç përshkruhet më poshtë.
Për të shmangur rrëzimin e televizorit
1. Vendosni vidat në kapëse dhe shtrëngojini fort në mur. Sigurohuni që vidat të
jenë instaluar fort në mur.
✎
Mund të keni nevojë për materiale shtesë, si mbajtëse, në varësi të llojit
të murit.
✎
Meqenëse kapëset, vidat dhe kabllot e nevojshme nuk përfshihen, duhet
t'i blini veçmas.
2. Hiqni vidat nga pjesa e pasme në qendër të televizorit, vendosini në kllapa
dhe shtrëngojini mbi televizor.
✎
Vidat mund të mos jepen me këtë produkt. Në rast të tillë duhet t'i blini
veçmas sipas specifikimeve të mëposhtme.
✎
Specifikimet e vidave
3. Lidhni kllapat e vendosura në televizor dhe kllapat e fiksuara në mur me një
kabllo të fortë dhe më pas lidheni kabllon fort.
✎
SHËNIM
• Instaloni televizorin pranë murit në mënyrë që të mos bjerë mbrapsht.
• Një mënyrë e sigurt është lidhja e kabllos në mënyrë të atillë që kllapat e fiksuara në mur të jenë në një nivel
apo më poshtë se kllapat e fiksuara në televizor.
• Zgjidheni kabllon para se të lëvizni televizorin.
4. Verifikoni që të gjitha lidhjet janë siguruar siç duhet. Periodically check connections for any sign of fatigue for failure.
Nëse keni ndonjë dyshim në lidhje me sigurinë e lidhjeve, kontaktoni një instalues profesionist.
Muri
[UF7000-XH]BN68-04851G-04L16.indb 23
2013-11-15 10:23:52