Syze 3d active, Çiftimi i syzeve 3d active – Samsung UE40F7000ST User Manual
Page 256

Shqip - 16
Njohuritë bazë për 3D
Syze 3D Active
Veçoritë
Syzet SSG-5100GB 3D të Samsung-ut ju mundësojnë 
që të shihni pamje 3D në televizorin tuaj 3D. Syzet 3D 
Samsung komunikojnë me televizorët 3D Samsung 
nëpërmjet bandës 2,4 GHz të radiofrekuencave.
✎
Syzet 3D Samsung përputhen vetëm me seritë D, E 
dhe F të televizorëve 3D Samsung që janë hedhur 
në treg në vitin 2011, 2012 dhe 2013. Këto syze 3D 
nuk mund të lidhen me pajisje të tjera Bluetooth.
Pjesët
Treguesi LED & Butoni i ndezjes
Diafragma me kristale 
të lëngshme
Kapaku i baterisë
Për detaje mbi mënyrën e vendosjes së pllakëzave 
mbajtëse te syzet dhe mbi mënyrën e çiftimit të syzeve 
me televizorin, drejtojuni manualit të veçantë të syzeve 
3D.
Ndërrimi i baterisë
Nëse llamba e kuqe pulson vazhdimisht çdo dy sekonda, 
ndërrojeni baterinë me një të re.
✎
Futni polin "+" të baterisë në anën e shënuar me "+" 
në folenë e baterive.
✎
Për të kontrolluar kapacitetin e mbetur të baterisë, 
drejtojuni seksionit të çiftimit në manual.
Tërhiqni kapakun e
baterisë për poshtë
Hapni kapakun e
baterisë
Hiqni baterinë
Ndërroni baterinë
Shtyni kapakun
e baterisë për
poshtë
Mbyllni kapakun e
baterisë
Çiftimi i syzeve 3D Active
✎
Çfarë është çiftimi? Çiftimi është procesi i lidhjes së 
syzeve 3D me televizorin 3D në mënyrë që pajisjet të 
shkëmbejnë të dhëna.
✎
Sigurohuni që televizori Samsung dhe syzet 3D të 
mos jenë më larg se 19,5 inç (49,53 cm) larg njëri-
tjetrit gjatë procesit të çiftimit.
•
Ndezja e syzeve
Shtypni për një çast butonin 
e ndezjes. Llamba e gjelbër 
ndizet për 3 sekonda. 
(Përpara përdorimit të 
syzeve 3D, sigurohuni që 
në televizor të jetë aktivizuar 
3D.)
•
Fikja e syzeve
Shtypni për një çast butonin e ndezjes. Llamba e 
kuqe ndizet për 3 sekonda.
•
Kryerja e procesit të çiftimit
Shtypni butonin e ndezjes së televizorit dhe lëreni 
të ndizet plotësisht. Shtypni dhe mbani butonin e 
ndezjes te syzet. Llamba e gjelbër dhe ajo e kuqe 
pulsojnë me alternim për 2 sekonda.
•
Rrezja e funksionimit
Distanca e rekomanduar e çiftimit
50 cm
2~6 m
Distanca e rekomanduar e shikimit
Distanca e rekomanduar e shikimit 2~6 m (6,5 deri në 19,5 fut)
Distanca e rekomanduar e çiftimit
50 cm ose më pak (19,5 inç)
✎
Pasi kryhet çiftimi me syzet 3D, kapaciteti i mbetur i 
baterisë shfaqet në ekranin e televizorit. (Kjo veçori 
vlen vetëm për televizorët Samsung 3D të serisë F 
dhe për syzet 3D që disponohen që prej vitit 2013.)
✎
Nëse vazhdoni të provoni kryerjen e çiftimit të syzeve 
me televizorin, niveli i baterisë do të bjerë ndjeshëm. 
Sidoqoftë, niveli i baterisë do të rikuperohet deri në 
një farë mase brenda rreth një minute.
[UF7000-XH]BN68-04851G-04L16.indb 16
2013-11-15 10:23:50
