Tregoni gjendjen dhe tabelën e njoftimeve, Rekomandimet, Historiku – Samsung UE40F7000ST User Manual
Page 247: Kërkimi, Rregullimi i bllokut të prekjes, Përdorimi i telekomandës virtuale
Shqip - 7
Shqip
Tregoni gjendjen dhe tabelën e njoftimeve
Shtypni butonin
MORE
në Smart Touch Control dhe më pas zgjidhni STATUS në panelin e telekomandës virtuale për të
shfaqur tabelën e gjendjes dhe të njoftimeve në krye të ekranit.
Rekomandimet
Shtypni butonin
RECOMM. / SEARCH
dhe zgjidhni Rekomanduar nga lista e shfaqur në pjesën e poshtme të ekranit.
Zgjidhni nga lista një program që po transmetohet aktualisht për të kaluar te kanali përkatës ose një program që është
planifikuar të transmetohet në mënyrë që të konfiguroni cilësimin e Planifiko shikimin ose Planifiko regjistrimin. Zgjidhni një
aplikacionin për t'u hapur. Nëse aplikacioni i zgjedhur nuk është i instaluar në televizor, do të hapet Samsung Apps.
Historiku
Shtypni butonin
RECOMM. / SEARCH
dhe zgjidhni Historia nga lista e shfaqur në pjesën e poshtme të ekranit. Kjo shfaq një
listë interaktive të kanaleve, materialeve media dhe aplikacioneve të hapura së fundmi.
✎
Butoni
RECOMM. / SEARCH
mund të funksionojë si riekzekutues i Historia në varësi të shtetit apo rajonit ku
ndodheni.
Fshirja e të dhënave të historikut
Mund të fshini informacionin e historikut rreth kanaleve, materialeve dhe aplikacioneve të hapura së fundmi.
Kërkimi
Shtypni butonin
RECOMM. / SEARCH
në Smart Touch Control. Lista shfaqet në pjesën e poshtme të ekranit. Shtypni sërish
butonin
RECOMM. / SEARCH
. Në ekran do të shfaqet blloku i tasteve. Jepni kriterin e kërkimit për të kërkuar jo vetëm
shumë aplikacione dhe materialet e tyre në televizor, por edhe në internet. Ky buton ndryshon midis Rekomanduar dhe
Kërkimi.
Rregullimi i bllokut të prekjes
Përdoruesit mund të rregullojnë ndjeshmërinë e bllokut të prekjes së Smart Touch Control. Caktoni Ndjeshmëria e prekjes
për të rregulluar ndjeshmërinë dhe për ta bërë më praktike në përdorim.
Përdorimi i telekomandës virtuale
Shtypni butonin
MORE
për të shfaqur telekomandën virtuale në ekran. Telekomanda virtuale përbëhet nga një panel numerik,
një panel luajtjeje dhe një panel hapjeje të shpejtë. Përdorni bllokun e prekjes për të zgjedhur numra dhe butona.
✎
Telekomanda virtuale e shfaqur në ekranin e televizorit mund të ndryshojë në varësi të shtetit.
Ndryshimi i panelit të telekomandës virtuale
Zgjidhni panelin numerik, panelin e luajtjes ose panelin e hapjes së shpejtë si panelin që do të shfaqet në ekran.
Përdorni bllokun e prekjes për të vazhduar lëvizjen e fokusit majtas ose djathtas. Paneli ndryshon kur fokusi lëviz përtej skajit
më të majtë ose më të djathtë.
✎
Për të ndryshuar panelin me lehtësi përdorni funksionin e lëvizjes majtas/djathtas në bllokun e prekjes.
Përdorimi i panelit numerik
Përdorni panelin numerik për të futur numra në ekranin e tastierës ose në faqe interneti ose për të ndryshuar kanalin ndërkohë
që shikoni televizor. Ndryshimi i kanalit me bllokun numerik lë një shënim, duke mundësuar kthim të lehtë në kanalet e
mëparshme.
Përdorimi i panelit të luajtjes
Përdorni panelin e luajtjes për të ndaluar, për t'u kthyer, për të ecur shpejt përpara, për të kapërcyer në skedarin tjetër dhe për
shumë të tjera ndërkohë që përdorni materiale media.
Përdorimi i panelit të hapjes së shpejtë
Përdorni shpejt butonat
INFO
,
MENU
dhe e-Manual. Megjithatë, disponueshmëria e butonave ndryshon në varësi të
modalitetit të përdorimit të njësisë Smart Touch Control (vetëm me televizorin, si telekomandë universale etj.).
[UF7000-XH]BN68-04851G-04L16.indb 7
2013-11-15 10:23:43