Vendosja e baterive (aaa x 2), Përdorimi i bllokut të prekjes, Ndryshimi i kanaleve me anë të numrave – Samsung UE40F7000ST User Manual
Page 246
Shqip - 6
Alarmi për bateri të shkarkuar
Nëse bateria shkarkohet plotësisht dhe pulson gjatë përdorimit të Smart Touch Control, dritarja e mëposhtme e alarmit do të
pulsojë dhe do të shfaqet në pjesën e poshtme majtas të ekranit. Nëse shfaqet dritarja e alarmit, zëvendësoni bateritë e Smart
Touch Control. Përdorni bateri alkaline për përdorim më të gjatë.
Vendosja e baterive (AAA x 2)
1. Ngrijeni pak kakapun e baterisë me një kartë plastike.
Më pas, tërhiqni me thua kapësen e kapakut për ta
hequr tërësisht.
✎
Kontrolloni vendndodhjen e kanalit të kapakut
të baterive. Vendndodhja e kanalit mund të
ndryshojë në varësi të llojit të Smart Touch
Control që ofrohet me produktin.
1
2
3
2. Vendosni 2 bateritë AAA, duke u siguruar të puthitni polet pozitive dhe negative siç duhet.
3. Vendosni kapakun e folesë së baterive drejt me pjesën e pasme të telekomandës dhe shtyjeni për poshtë përgjatë buzëve derisa të puthitet mirë
me telekomandën.
Përdorimi i bllokut të prekjes
Përdoreni bllokun e prekjes për të kryer komanda të ndryshme. Kaloni te Tutorial (Menyja e ekranit > Sistemi >
Menaxher pajis. > Cilësimet e Smart Touch Control > Tutorial) për të parë udhëzuesin në ekran për përdorimin e
Smart Touch Control.
Tërheqja
Shtypni
Tërhiqni bllokun e prekjes në drejtimin e dëshiruar.
Lëvizni fokusin ose treguesin në drejtimin e tërheqjes së gishtit.
Shtypni në bllokun e prekjes. Kjo zgjedh elementin e fokusuar. Gjatë shikimit të
televizorit, shtypja dhe mbajtja e bllokut të prekjes shfaq listën e kanaleve. Në disa
aplikacione, shtypja dhe mbajtja e bllokut të prekjes për më shumë se 2 sekonda
shfaq listën e funksioneve që disponohen për aplikacionin.
Ndryshimi i kanaleve me anë të numrave
Kur shikoni televizor, prekni mbi vijën e ngritur në anën e majtë ose të djathtë të bllokut
të prekjes për të hapur dritaren e vendosjes së numrave në ekran. Përdorni gishtin për
të vendosur numrin e kanalit që dëshironi të shikoni. Numri i njohur shfaqet në ekran dhe
televizori kalon në kanalin përkatës. Shikoni kapitullin e manualit elektronik, Kontrollimi i
televizorit > Blloku i prekjes.
Udhëzuesi i vendosjes së numrave
Drejtojuni skicave më poshtë kur vendosni vlera numerike. Televizori mund të mos i njohë numrat nëse nuk ndiqni
hapat siç tregohen më poshtë.
[UF7000-XH]BN68-04851G-04L16.indb 6
2013-11-15 10:23:43