beautypg.com

Samsung SM-T230 User Manual

Page 25

background image

Shqip

24

Mos e ekspozoni pajisjen në tymra ose avuj të rëndë
Nëse veproni kështu mund të dëmtoni pjesën e jashtme të pajisjes ose ta

bëni që të keqfunksionojë.

Nëse përdorni një aparat dëgjimi, kontaktoni me prodhuesin për

informacione rreth frekuencës të radios
Frekuenca e radios e nxjerrë nga pajisja juaj mund të ndikojë me

disa aparate dëgjimi. Para se të përdorni pajisjen tuaj, kontaktoni me

prodhuesin për të përcaktuar nëse aparati juaj i dëgjimit do të ndikohet

nga frekuencat e radios të nxjerra nga pajisja juaj.

Mos e përdorni pajisjen pranë pajisjeve ose aparateve që lëshojnë

frekuenca radiosh, të tilla si sistemet e zërit dhe kullat e radios
Frekuencat e radios mund të bëjnë që pajisja juaj të keqfunksionojë.

Fikeni pajisjen në mjedise ku ekziston mundësia e shpërthimit
• Në vend që të hiqni baterinë, fikeni pajisjen tuaj në mjedise ku

ekziston mundësia e shpërthimit.

• Gjithnjë zbatoni rregullat, udhëzimet dhe sinjalizimet në mjedise ku

ekziston mundësia e shpërthimit.

• Mos e përdorni pajisjen në pika karburanti (stacione karburanti), pranë

karburanteve ose lëndëve kimike, ose në zona shpërthyese.

• Mos ruani dhe mos transportoni lëngje të ndezshme, gaze ose

materiale shpërthyese në të njëjtin vend me pajisjen, pjesët ose

aksesorët e saj.

Nëse vini re aroma ose tinguj të çuditshëm që vijnë nga pajisja juaj

ose bateria, ose nëse shikoni tym apo lëngje që dalin nga pajisja ose

bateria, menjëherë mos e përdorni më pajisjen dhe çojeni në një

Qendër Shërbimi Samsung
Nëse nuk veproni kështu mund të shkaktoni zjarr ose shërthim.

This manual is related to the following products: