Samsung GT-I8262 User Manual
Page 33
Shqip
32
Mbrojini të dhënat tuaja personale dhe parandaloni rrjedhjet ose
keqpërdorimin e informacioneve sensitive
• Gjatë përdorimit të pajisjes tuaj, sigurohuni që të krijoni kopje rezervë
të të dhënave të rëndësishme. Samsung nuk është përgjegjës për
humbjen e çdo të dhëne.
• Kur e flakni pajisjen tuaj, krijoni kopje rezervë të të dhënave dhe
pastaj rivendosni pajisjen tuaj për të parandaluar keqpërdorimin e
informacionit tuaj personal.
• Lexoni me kujdes ekranin e lejeve kur shkarkoni aplikacione. Keni
kujdes veçanërisht me aplikacionet që kanë qasje në shumë funksione
ose në një sasi të konsiderueshme të dhënave tuaja personale.
• Kontrolloni llogaritë tuaja rregullisht për përdorime të paaprovuara
ose të dyshimta. Nëse gjeni ndonjë shenjë të keqpërdorimit të
informatave tuaja personale, kontaktoni ofruesin tuaj të shërbimit që
të fshini ose ndryshoni informacionin e llogarisë suaj.
• Në rast se pajisja juaj është humbur ose vjedhur, ndryshoni
fjalëkalimet në llogaritë tuaja në mënyrë që të mbroni informatat
tuaja personale.
• Shmangni përdorimin e aplikacioneve nga burime të panjohura dhe
bllokoni pajisjen tuaj me një model, fjalëkalim, ose PIN.
Të mos shpërndahet materiali i mbrojtur me të drejtë të autorit
Mos i shpërndani materialet e mbrojtura nga e drejta e autorit pa lejën
e pronarëve të tyre. Në këtë mënyrë mund të shkelni ligjet e së drejtës
së pronësisë. Prodhuesi nuk mbanë përgjegjësi për çfaredo çështje
juridike që kanë ardhur si rrjedhojë nga përdorimi ilegal i përdoruesit të
materialit me të drejtë të autorit.