Samsung GT-I8262 User Manual
Page 29
Shqip
28
Pakësoni rrezikun e dëmtimeve nga lëvizjet e përsëritura
Kur kryeni veprime të përsëritura si shtypja e butonave, vizatimi i
karaktereve në ekran me gishta, luajtja e lojërave mund të përjetoni
jorehati në duar, qafë, shpatulla ose pjesë të tjera të trupit tuaj. Kur
përdorni pajisjen tuaj për periudha kohore të gjata, mbajeni pajisjen me
kapje të qetë, shtypini butonat lehtë dhe bëni pushime të shpeshta. Nëse
vazhdoni të keni siklet gjatë ose pas përdorimit, mos e përdorni pajisjen
dhe konsultohuni me një mjek.
Mbroni dëgjimin dhe veshët kur përdorni kufje
• Ekspozimi i tepërt ndaj tingujve të lartë mund të
shkaktojë dëmtime në dëgjim.
• Ekspozimi ndaj tingujve të lartë gjatë ecjes mund t'ju
heqë vëmendjen dhe të bëhet shkak për aksident.
• Gjithnjë ulni volumin përpara se të futni kufjet në burimin e zërit dhe
përdorni nivelin minimal të volumit të nevojshëm për të dëgjuar
bisedën apo muzikën.
• Në ambiente të thata, në kufje mund të grumbullohet elektricitet
statik. Shmangni përdorimin e kufjeve në ambiente të thata ose prekni
objekte metalike për të shkarkuar elektricitetin statik para se të lidhni
kufjet me pajisjen.
• Mos përdorni kufje kur drejtoni makinën, motorin ose biçikletën.
Nëse veproni kështu mund të shpërqendroni vëmendjen tuaj dhe të
shkaktoni një aksident, ose mund të jetë e jashtëligjshme në varësi
të vendit.
Bëni kujdes kur përdorni pajisjen gjatë ecjes apo lëvizjes
• Jini gjithnjë të vetëdijshëm mbi rrethanat ku ndodheni që të
shmangni lëndimin tuaj ose të të tjerëve.
• Sigurohuni që kablli i kufjes të mos ngatërrohet në krahët ose në
objektet pranë.
Mos e mbani pajisjen në xhepat e pasmë apo përreth kyçit të dorës
Mund të lëndoheni ose të dëmtoni pajisjen nëse bini.