Zgjidhja e problemeve, Licenca lista e veçorive – Samsung PS51D8000FS User Manual
Page 200

Shqip - 18
Zgjidhja e problemeve
Nëse asnjë nga këto këshilla nuk zgjidh punë, vizitoni “www.samsung.com” dhe klikoni te Mbështetje, ose
kontaktoni numrin e qendrës telefonike që ndodhet në kapakun e pasmë të këtij manuali.
Probleme
Zgjidhjet dhe shpjegimet
TV-ja nuk ndizet.
• Sigurohuni që kablloja e rrymës AC është futur siç duhet në prizë dhe në folenë e TV-së.
• Sigurohuni që priza elektrike në mur funksionon.
• Provoni të shtypni butonin
POWER
në TV për t’u siguruar që problemi nuk vjen nga telekomanda.
Nëse TV-ja ndizet, referojuni “Telekomanda nuk punon” poshtë.
Nuk ka figurë/video.
• Kontrolloni lidhjet me kabllo (hiqni dhe rilidhni të gjithë kabllot e lidhura me TV-në dhe me pajisjet e
jashtme).
• Vendosini daljet e videove të pajisjeve të jashtme (kuti kabllori/satelitori, DVD, Blu-ray etj.) për të
përputhur lidhjet me hyrjen e TV-së. Për shembull, nëse një dalje e pajisjes së jashtme është HDMI,
duhet të lidhet me një hyrje HDMI në TV.
• Sigurohuni që pajisjet e lidhura të jenë të ndezura.
• Sigurohuni të zgjidhni burimin e duhur të TV-së duke shtypur butonin
SOURCE
te telekomanda.
Telekomanda nuk punon.
• Ndërroni bateritë e telekomandës me polet (+/–) në drejtimin e duhur.
• Pastroni dritaren e transmetimit të sensorit në telekomandë.
• Përpiquni ta drejtoni telekomandën te TV-ja në largësi 5~6 këmbë.
Telekomanda e marrësit/dekoduesit nuk
ndez dhe nuk fik TV-në dhe nuk rregullon
volumin.
• Programoni telekomandën e kabllorit/marrësit që të komandojë TV-në. Referojuni manualit të marrësit/
dekoduesit për kodin e TV SAMSUNG.
✎
Disa nga pamjet dhe funksionet janë të disponueshme vetëm për modele të veçanta.
✎
Mund ta mbani TV-në tuaj në kushte optimale për të përditësuar firmueret më të fundit në faqen e internetit
(samsung.com
→ Support → Downloads) me anë të një USB-je.
Licenca
Lista e veçorive
Ndërfaqe e shkëlqyer dixhitale dhe rrjeti: Me një sintonizues dixhital HD të integruar, transmetimet HD pa abonim
mund të shihen pa kuti kabllori/marrës satelitor STB (Set-Top-Box).
3D
Kjo veçori e re emocionuese ju mundëson të shikoni përmbajtje 3D.
SMART HUB
Porta hyrëse për të gjitha përmbajtjet e integruara në një vend
• Është gjithçka e integruar për t’ju udhëhequr drejt zgjedhjeve zbavitëse më të lehta dhe të ndryshme
• Kontrolloni aktivitetet zbavitëse me ndërfaqe përdorimi të lehtë dhe të thjeshtë
• Përdorni aplikacionet e ndryshme që shtohen çdo ditë
• Personalizoni TV-në tuaj, duke grupuar dhe renditur aplikacionet sipas preferencave tuaja
AllShare™
AllShare™ lidh TV-në dhe celularë/pajisje të përshtatshme Samsung nëpërmjet rrjetit.
Anynet+(HDMI-CEC)
Ju lejon të kontrolloni të gjitha pajisjet e lidhura Samsung që mbështesin anynet+ me telekomandën e TV-së
Samsung.
Skype
Me Skype mund të përshëndeteni ose të ndani gëzimet me cilindo dhe kudo. Komunikoni me njerëzit anembanë
botës!
[PD8000-XH]BN68-03451D-00L17.indb 18
2011-03-14 오전 11:18:20