beautypg.com

Samsung PS51D8000FS User Manual

Page 199

background image

Shqip - 17

Sigurimi i TV-së në mur

Kujdes: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi TV mund të bëje që TV-ja të rrëzohet. Në veçanti,
sigurohuni që fëmijët tuaj të mos varen ose të mos trazojnë TV-në; kjo mund të bëjë që TV-ja
të rrëzohet, duke shkaktuar dëmtime të rënda ose vdekje. Ndiqni të gjitha masat e sigurisë që
paraqiten në Broshurën e Sigurisë të përfshirë. Për të rritur stabilitetin, instaloni pajisjen kundër
rënies, si më poshtë.

Për të shmangur rrëzimin e TV-së

1. Vendosni vidat në morseta dhe shtrëngojini fort në mur. Sigurohuni që

vidat të jenë instaluar fort në mur.

Mund të keni nevojë për materiale shtesë, si mbajtëse, në varësi të
llojit murit.

Meqenëse fashetat, vidat dhe kabllot e nevojshme nuk përfshihen,
duhet t’i blini veçmas.

2. Hiqni vidat nga pjesa e pasme në qendër të TV-së, vendosini në morseta

dhe shtrëngojini mbi TV.

Vidat mund të mos jepen me këtë produkt. Në rast të tillë duhet t’i
blini veçmas sipas specifikimeve të mëposhtme.

Specifikimet e vidave

3. Lidhni morsetat e vendosura në TV dhe ato të fiksuara në mur me një

kabllo të fortë dhe më pas shtrëngojeni fort.

SHËNIM

x

Instaloni TV-në pranë murit në mënyrë që të mos bjerë mbrapsht.

x

Një mënyrë e sigurt është lidhja e kabllos në mënyrë të atillë që fashetat e fiksuara në mur të jenë në
një nivel apo më poshtë se fashetat e fiksuara në TV.

x

Zgjidheni kabllon para se të lëvizni TV-në.

4. Verifikoni që të gjitha lidhjet janë siguruar siç duhet. Kontrolloni herë pas here lidhjet për shenja problemi ose

dëmtimi të mundshëm. Nëse keni ndonjë dyshim në lidhje me sigurinë e lidhjeve, kontaktoni një instalues
profesionist.

Ruajtja dhe mirëmbajtja

Nëse keni ngjitur etiketa në ekranin e TV-së, pas heqjes së etiketave mbeten disa papastërti. Ju lutemi,
pastrojini që të shikoni TV.

Mos përdorni ujë apo solucion larës drejtpërdrejt te
produkti. Çdo lloj lëngu që futet brenda në produkt
mund të shkaktojë prishje, flakë ose goditje elektrike.

Pastrojeni produktin me një leckë të butë të njomur me
pak ujë.

Muri

[PD8000-XH]BN68-03451D-00L17.indb 17

2011-03-14 오전 11:18:19

This manual is related to the following products: