Lidhja e rrjetit – Samsung PS51D8000FS User Manual
Page 195

Shqip - 13
Lidhja e rrjetit
Mund ta konfiguroni TV-në në mënyrë që të përdorni internetin nëpërmjet rrjetit të zonës lokale (LAN) duke
përdorur lidhje me kabllo ose me valë.
Lidhja e rrjetit - Me valë
Mund ta lidhni TV-në me LAN-in nëpërmjet një rrugëzuesi standard me valë ose me modem.
Përshtatësi Samsung i LAN-it me valë mbështet protokollet e komunikimit IEEE 802,11a/b/g dhe n. Samsung
rekomandon përdorimin e IEEE 802,11n. Kur luani video në një lidhje IEEE 802,11b/g, videoja mund të mos
luhet rrjedhshëm.
Pjesa më e madhe e sistemeve të rrjetit me valë përfshin një sistem sigurie që kërkon pajisje të cilat përdorin
rrjetin nëpërmjet një pike hyrëse ose rrugëzues me valë (në mënyrë tipike një ndarës IP-je me valë) për të
transmetuar një kod sigurie të enkriptuar që quhet çelësi i hyrjes.
Nëse zgjidhet modaliteti Pure High-throughput (Greenfield) 802,11n dhe lloji i enkriptimit është caktuar në WEP,
TKIP ose TKIPAES (WPS2Mixed) për rrugëzuesin tuaj me valë, TV-të tuaja Samsung nuk do ta mbështesin
lidhjen në pajtim me specifikimet e reja të certifikimit Wi-Fi.
Lidhja e rrjetit - me kabllo
Ka dy mënyra kryesore për të lidhur TV-në me rrjetin duke përdorur kabllo, në varësi të konfigurimit të rrjetit. Ato
ilustrohen më poshtë:
✎
Nuk mbështetet kur shpejtësia e rrjetit është nën 10 Mbps.
✎
Përdorni kabllo Cat 5 për lidhjen.
Porta LAN në mur
Kabllo LAN
Ndarësi IP me valë
(rrugëzuesi me server DHCP)
TV
Kabllo LAN
Kabllo modemi
Porta e modemit në mur
Paneli i pasmë i TV-së
Modemi i jashtëm
(ADSL / VDSL / TV kabllor)
Porta LAN në mur
Paneli i pasmë i TV-së
Kabllo LAN
[PD8000-XH]BN68-03451D-00L17.indb 13
2011-03-14 오전 11:18:10