Samsung GT-I9506 User Manual
Page 38
Shqip
37
Shërbimet e palëve të treta mund të përfundojnë ose të ndërpriten
në çdo kohë, dhe Samsung-u nuk merr përsipër ose garanton që çdo
përmbajtje ose shërbim do të mbetet i disponueshëm për ndonjë
periudhë kohore. Përmbajtja dhe shërbimet transmetohen nga palët
e treta nëpërmjet lidhjeve dhe mjeteve të transmetimit mbi të cilat
Samsung-u nuk ka kontroll. Pa kufizuar përgjithësimin e mospranimit
të përgjegjësive, Samsung-u shprehimisht nuk merr përsipër asnjë
përgjegjësi ose detyrim për ndonjë ndërprerje ose pezullim të ndonjë
përmbajtjeje ose shërbimi të mundësuar nëpërmjet kësaj pajisjeje.
Samsung-u nuk është as përgjegjës, dhe as i detyruar për shërbimin e
klientit që lidhet me përmbajtjen dhe shërbimet. Çdo pyetje ose kërkesë
për shërbime që lidhen me përmbajtjen ose shërbimet duhet t’u bëhet
në mënyrë direkte ofruesve përkatës të përmbajtjes dhe shërbimit.